Skandali/Rama vjedh edhe projektin 3D, Berisha: Edvin Gënjeshtra

Tuesday, 02 Mars 2021 09:50

 

Kryeministri Rama është akuzuar shpeshherë se projektet e tij janë vetëm 3D, por këtë herë duket si ai ka mundur edhe veten, duke e vjedhur këtë projekt.

“Mirëmëngjes dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Evropian dhe Bankën Evropiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë” – kështu shkruante kryeministri Edi Rama në Facebook-un e tij ditën e djeshme duke postuar një video nga e ashtuquajtura hekurudha Tiranë-Durrës.

Po nuk është mbyllur dita dhe ka rezultuar pamjet e publikuara nga kryeministri Rama janë të vjedhura nga një projekt në Katar.

Pamjet janë marrë shabllon ashtu sikurse janë paraqitur edhe në videon e publikuar në YouTube për metronë e Doha-s, kryeqyteti i Katarit.

 

Nëse këto pamje janë të vjedhura nga kryeqyteti i Katarit, atëherë po me projektin e shumëpërfolur çfarë ka ndodhur, aq sa edhe për një renderim në 3D nuk është lodhur kush?

Pamjet u publikuan edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Edvin Gënjeshtra u paraqet shqiptarëve si projekt në 3D të hekurudhës Tirane - Durrës, projektin e metrosë së Dohas, kryeqytetit të Katarit. Ndiqeni dhe shpërndajeni sipas dëshirës këtë video,” shkruan Berisha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...