”Do vij të votoj më 25 prill”, Albin Kurti: Shqiptarët kanë nevojë për ndryshim

E mërkurë, 03 Mars 2021 12:18

 

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti këtë të mërkurë ishte në zyrën e LVV në Tiranë, ku pas takimit me kreun e LVV-së në Tiranë, Boiken Abazin, tha se Shqipëria është më e madhe se qeveria, duke nënvizuar se ndryshimi në Kosovë ndodhi dhe për të është koha që edhe vendi ynë të ketë të njëjtin fat.

“Boiken Abazin kam 15 vite që e njoh, një gjë që mund t’ju them me siguri është se është një njeri i ndershëm. Shqipëria është më e madhe se qeveria. Për nga numri i anëtarëve dhe në Tiranë jemi njësoj siç ishim në Prishtinë. Më lejoni t’ju falenderoj të gjithë aktivistët në Shqipëri që na kanë mbështetur e ndihmuar, mbrojtur në momentet më të vështira. Ndryshimet në Kosovë janë bërë. Shqipëria ka nevojë për ndryshime, shqiptarët meritojnë më shumë e më mirë”,-tha Kurti.

 

Të dielën e 25 prillit kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti do të udhëtojë drejt Tiranës për të votuar si një qytetar i Shqipërisë. Albin Kurti ka pasaportë shqiptare dhe ka të drejtën e votës si çdo qytetar tjetër i këtij vendi.

”Është e vërtetë që kanë diskutuar me sekretaren tonë organizative por mbledhja ku merret vendimi është veçse në Tiranë. Ne mbështesim kandidatët e pavarur nuk jemi të preokupuar për aleanca. Unë do vij të votoj më 25 prill”,- tha më tej Kurti

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...