Pollo: Edi Rama, i pari e i vetmi kryeministër i një shteti që synon negociatat, që i kërkohen kandidatë të pastër e dënimi i votë-blerësve

E mërkurë, 03 Mars 2021 14:01

 

Për ish-deputetin e Partisë Demokratike Genc Pollo që gati gjithçka po shkon mbrapsht e keq në vendin tonë nuk kishim detyrimisht nevojë për raportin e Freedom House.

 

Në një reagim përmes rrjeteve sociale, Pollo shprehet se Edi Rama është absolutisht i pari e i vetmi kryeministër i një shteti që synon negociatat, të cilit i përmenden publikisht kushte si kandidatë të pastër e dënimi i votë-blerësve.

“Që gati gjithçka po shkon mbrapsht e keq në vendin tonë nuk kishim detyrimisht nevojë për raportin e Freedom House. Që përgjegjës për këtë është qeveria Rama e parlamenti rilindist edhe kjo dihej. Por ashtu si pamja e një piktura nga distanca leximi i këtij raporti e paraqet përkeqësimin dhe përgjegjësinë në kontekst. Prandaj e rekomandoj leximin.

P.S: Edi Rama prapë pretendon se dëgjon lëvdata të papara në Bruksel! Mbase ka arsye! Është absolutisht i pari e i vetmi kryeministër i një shteti që synon negociatat të cilit i përmenden publikisht kushte si kandidatë të pastër e dënimi i votë-blerësve”, shprehet Genc Pollo

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...