Bardhi publikon pamjet nga tregu industrial i Cërrikut: Më 25 prill ulim qepenat e politikanëve mashtrues, hapim dyqanet dhe punën

Premte, 05 Mars 2021 09:43

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cërrikut ku thuajse të gjitha dyqanet aty kanë ulur qepenat.

Bardhi thotë se këto bizneset që ende po mbijetojnë kanë xhiro minimale teksa për 8 vite, përfshi dhe pandeminë nuk patën asnjë mbështetje apo subvencion.

 

Ai thotë se PD ka një program që e adreson krizën e thellë dhe premton se këto pamje do të ngelen kujtesë për politikanët që nuk mbajnë premtimet, teksa pas 25 prillit nis puna, energjia, mirëqënia për të gjithë.

STATUSI NGA GAZMENT BARDHI
Më 25 prill, ulim qepenat e politikanëve mashtrues, hapim dyqanet, tregun, punën!
Këto pamje nga tregu industrial pranë Kryqëzimit të Cerrikut, flasin vetë. Edhe ato pak njësi që ende mbijetojnë kanë xhiro minimale. Asnjë mbështetje gjatë pandemisë dhe prej 8 vitesh zero subvencion nga qeveria. Elbasani është qarku me rënien më të madhe të konsumit në Shqipëri, edhe pse përfaqësuesit që janë votuar, kanë marrë besim e pushtet në këtë zonë, mbajnë ora të shtrenjta, udhëtojnë me linja luksove avioni e kalojnë festat e fundjavat në resorte me 5 yje.
Kjo gjendje do ndryshojë! Ne kemi një program që adreson krizën e thellë. Me rritjen e ndihmës, të pensioneve, të pagave, me uljen e tarifave, cmimit të energjisë dhe naftës, me krijimin e vendeve të reja të punës, ne do të shtojmë konsumin familjar dhe do rigjallërojmë tregun. Banorët në fshat do marrin subvencion sipas dynymëve dhe krerëve të bagëtive, pa sorollatje e burokraci, vetëm me kartën e identitetit që do të jetë Nipt-i i tyre.
Dhe shitësit s’do të jenë të frikësuar të shprehen para kamerave apo para përfaqësuesve të opozitës nesër, sepse ne do të mbajmë larg inspektorët abuzues. Kuponi tatimor që tregon shlyerjen e detyrimit do të jetë vula e tyre mbrojtëse.
Kjo pamje me dyqane mbyllur do ngelet një kujtesë për politikanët që nuk mbajnë premtimet dhe ndjekin interesat e tyre e kujdesen të pasurohen për vete. Me votën që do sjellë ndryshimin me 25 prill, tabloja përmbyset.
Qepenat ulen për pushtetarët e korruptuar e gënjeshtarë dhe nis puna, energjia, dhe mirëqënia për njerëzit, për konsumatorët, për tregtarët, për fermerët dhe blegtorët!
#ShqipëriaFITON

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...