INTERVISTA/ Grisejda Myslimi: Në Vlorë mandati i dytë i LSI i padiskutueshëm, po punojmë për të tretin. Plani për ndaljen e hemoragjisë kombëtare

Premte, 05 Mars 2021 14:11

 

Kandidatja e LSI-së për qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit Grisejda Myslimi flet në një intervistë për gazetën “standard” flet për prioritet e programit të kësaj partie si edhe fushatën në këtë qark. Myslimi bëri të ditur problematikat kryesore me të cilat haset Vlora, ndërsa theksoi se në këto zgjedhje LSI e ka të padiskutueshëm mandatin e dytë në Vlorë, ndërsa po lufton fort për të tretin. Ajo bëri me dije detaje nga politikat e LSI-së për të rinjtë duke nënvizuar se fokusi është te pozicionimi i të rinjve në institucione, subjekte, projekte zhvillimore kombëtare dhe ndërkombetare.

banner sofo

Jeni angazhuar nga LSI në garën e 25 prillit në qarkun e Vlores. Nga takimet në terren dhe nga sontazht e brendshme, cilat jane pritshmëritë që keni lidhur me rezultatin e LSI-së në Vlorë?

LSI i ka nisur takimet ne terren prej muajit shtator te vitit te kaluar, takime te cilat jane bere me individe, familje dhe biznese te ndryshme. Problematikat e qytetareve kane qene te ndryshme. Ata shprehen fare te pakenaqur nga politikat e ndjekura nga qeveria Rama. Institucionet shteterore jane jo funksionale dhe per te marre sherbimin e nevojitur vlonjatet shprehen se shpesh duhet ta paguajne. Papunesia eshte ne nivelet me te larta dhe shume te rinj kane emigruar e ndersa te rinjte e mbetur kerkojne te largohen pasi e kane humbur besimin te qeverisja e Rames. Vendet e punes nuk fitohen me meritokraci por ne baze te kontributeve ne parti apo ryshfeteve. Sistemi shendetesor eshte ne kolaps gje e cila shton edhe me teper friken dhe pasigurine e qytetareve per te jetuar ne Shqiperi. Nisur nga politikat jo transparente dhe korruptive te perdorura nga qeveria ne pushtet dhe fakti qe qarku i Vlores ka arritur rezultate shume te mira si ne vitin 2013 ashtu edhe ne vitin 2017 ku mandati i dyte eshte humbur per afersisht 700 vota te cilat jane shume pak per ate qe ne kemi pritshmeri, keto zgjedhje absolutisht qe situata paraqitet shume e favorshme. Ne baze te te gjitha sondazheve nga rrjete te ndyshme eshte i pa diskutueshem mandati i dyte dhe po punojme fort per te marre mandatin e trete.

 

 

Një ndër target- grupet më të rëndësishme të programit të LSI-së janë të rinjtë, ku parashikohen politika të qarta punësimi dhe arsimimi cilësor. Si e komentoni këtë fakt?

Levizja Socialiste per Integrim fillimisht do te ndermarre nje aksion serioz dhe ambicioz per te frenuar shpopullimin masiv te te rinjve. Ne funksion te realizimit te ketij objektivi, LSI synon ndertimin e nje modeli te ri qeverises qe i mungon ne vite Shqiperise duke krijuar mundesi punesimi te mirepaguara dhe arsimin cilesor si rruga kryesore per te permiresuar jeten e shqiptareve dhe frenimin e shpopullimit. Ajo çka e ka karakterizuar gjithmone Levizjen Socialiste per Integrim eshte qe ne fokus te programeve te saj jane te rinjte, arsimimi dhe punesimi i tyre me dinjitet ne tregun e punes, mundesia e barabarte qe gjithe keta te rinj te peshojne ne vendin e tyre dhe te jene pjese e zhvillimeve ne qytetet dhe komunitetet ku ata bejne pjese. Fokusi yne eshte pozicionimi i te rinjve neper institucione, subjekte, projekte zhvillimore kombetare dhe nderkombetare, te cilat ofrojne mundesine jo vetem per tu punesuar por mbi te gjitha per t’i kthyer ne faktor ndryshimi.

 

 

 

Sipas jush, fokusimi te të rinjtë do të mund të ndaloje sadopak hemoragjinë kombëtare që ka pësuar Shqipëria me emigrimin masiv në këto vite?

Shumica e te rinjve ne Shqiperi perfundojne studimet ne nje fakultet dhe nuk arrijne te punesohen ose punesohen jashte fushes se tyre te studimit dhe atij profesional. Kjo ndodh rëndom per arsye se qeveria e tanishme nuk i ka perkrahur te rinjte dhe nuk i ka pozicionuar ata me orientimin e duhur per nga zhvillimi dhe rritja ne karriere. Vendet e punes ne administrate rezervohen per militantet dhe nga ana tjeter nuk ka programe promovimi dhe stimulimi per profesionistet e lire. Politika te tilla nuk i japin individit motiv dhe arsye per te te qendruar ne Shqiperi. Cdo i ri qe perfundon shkollen me rezultate te mira duhet ta gjeje veten ne nje kateder, ne nje bord universiteti apo ne nje ministri te caktuar ku ai mund te pasqyroje vlerat e tij me te mira duke dhene ide te reja. Vete nenpunesit e institucioneve kane nevoje per mendimin e te rinjve, duhet te reflektojne mbi ambicjet dhe projektet e tyre, kane nevoje te dine se si te rinjte e shohin perspektiven e vendit por kjo klase politike nuk u ka dhene hapesirat e duhura dhe te nevojshme te rinjve; ndaj hemorragjia e largimit te te rinjve eshte shume domethenese dhe simbolike e kesaj qeverie te deshtuar ne mbrojtjen e vlerave dhe talenteve te vendit. Kjo eshte arsyeja pse LSI e vendos theksin te te rinjte dhe perkrahja e tyre. Forumi Rinor per Integrim ka te drejte te jete pjese e listes se deputeteve, kane te drejte te kene perqindjen e tyre ne punesim dhe ka te drejta te barabarta me te gjithe pjesen tjeter te antaresise se Levizjes Socialiste per Integrim, gjithnje duke u bazuar ne meritokraci dhe transparence.

 

Po lidhur me politikën e taksave të ndjekur nga qeveria “Rama”, cili është mendimi juaj?

Shqiptaret jane taksuar gjithmone e me shume nga qeveria Rama. Tatim fitimi në vite eshte rritur. Paralel me rritjen e pagave jane rritur edhe sigurimet. Bizneset e medha tatohen shume dhe derdhin kontribute te jashtezakonshme per te ardhurat qe ata fitojne dhe arketojne. Sistemi i fiskalizimit do te shtoje kostot e bizneseve dhe do te veshtiresoje te berin biznes ne Shqiperi. Mendoj se heqja e TVSH-se duhet te ishte aplikuar edhe per biznese te caktuara te cilat pavaresisht se kryejne importe kane xhiro vjetore te ulet dhe me veshtiresi arrine te mbijetojne ne treg.

 

Vendi prej nje viti ndodhet nën pushtetin e pandemise. Si paraqitet situata në Vlorë lidhur me koronavirusin dhe cili është gjykimi juaj për strategjinë e qeverisë lidhur me përballimin e situatës?

Situata ne qytetin e Vlores eshte shume e rende. Vlora ka vetem nje spital me nje pavion i cili kohet e fundit eshte kthyer ne nje pavion kovid dhe ne baze te numrit te popullsise qe ka vetem qyteti i Vlores eshte e pa mundur qe ky pavion te kete mundesine per te zgjidhur problematikat e njerezve te semure me kovid. Njerezit kurohen me shuma marramendese ne shtepi sepse pervec faktit se nuk kane besim ne sistemin shendetesor, ne spital nuk ka shtreter bosh. Qendrat e sherbimit paresor nuk e kryejne plotesisht funksionin e tyre dhe qytetaret mbeten te vetem perballe sfides e luftes me virusin. Qeveria duhet te krijoje strategji per vaksinimin me hapa me te shpejta, te siguroje me shume doza dhe te vaksionoje me ritem te larte duke hapur me shume qendra vaksinimi. Shqiperia nuk e perballon dot barren e semundjes me shtrime te renda dhe duke marre masa mbyllese. Barra ekonomike e kesaj te fundit eshte me e madhe se blerja e vaksines. Me ritmet qe ka nisur, vaksinimi i popullesise ne vendin tone mbaron pas dy vitesh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...