Kryemadhi: Duhet të marrim në duar fatet tona për të ndryshuar këtë realitet. Çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi për firmat që hedh

Premte, 05 Mars 2021 17:56

 

 

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi është takuar sot me qytetarë në Njësinë 4 në kryeqytet. Ajo deklaroi se sot kandidimi në listën e një partie është përgjegjësi dhe për t’i çuar njerëzit drejt kutive të votimit.

Kryemadhi theksoi se duhet të marrim në duar fatet tona për të ndryshuar këtë realitet dhe se çdo individ duhet të mbajë përgjegjësi për firmat që hedh.

 

“Unë Denis dua të të falënderoj shumë që ti ke marrë përgjegjësinë dhe për të kandiduar në listën e LSI. Por në fakt kandidimi sot në listën e një partie nuk është thjesht kandidim, por është përgjegjësi. Dhe është mbi të gjitha përgjegjshmëri që merr secili nga ne, jo vetëm për të qenë pjesë e një gare por më shumë për të qenë stimulues për ti çuar njerëzit në kutitë e votimit. Një nga gjerat kryesore që diskutojmë sot me njerëzit është që ndihen shumë të lodhur politikisht, ndihen të mërzitur, të varfëruar. Është ideja që nuk ndryshon ky vend, jo ky vend ndryshon. Problemi është që ne duhet të marrin në duar fatin për ta ndryshuar dhe në shumicën e rasteve ne gjithmonë ia lëmë në dorë politikës kur në fakt jo gjithmonë politika është ajo që e ndryshon, janë njerëzit, janë qytetarët, janë të rinjtë, të rejat. Është vetë angazhimi i secilit nga ne për ta bërë ndryshimin.
Politika në shumicën e rasteve mundohet t’i mbulojë gjërat. Ka ardhur koha që sot asnjë nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë. Çdo njeri duhet të mbajë përgjegjësi për firmën që hedh në emër të qytetarëve të Tiranës apo të gjithë Shqipërisë. Sot përgjegjësi nuk është thjesht mediatike por secili nga ne duhet të marrë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë për çdo veprim që bën. Duke iu shërbyer mirë njerëzve apo dhe duke iu bërë keq”, deklaroi Kryemadhi.

Sipas saj, atë që iu gjendet njerëzve pranë, qytetarët duhet ta votojnë. “Atë që i dëmton, i grabit, ua bën jetën më të vështirë, ta dënojnë përsëri qytetarët me votën e tyre. Ajo në të cilën ne duam të fokusohemi sidomos dhe te qarku i Tiranës si një nga me të populluarat, është funksionimi, konsolidimi dhe fuqia ekonomike që duhet të kenë familjet e reja. Një familje e re nëse nuk do të ketë arsim të garantuar, shëndetësi të garantuar për fëmijët do ta ketë shumë të vështirë ndërtimin e të ardhmes së saj këtu”, u shpreh kryetarja e LSI

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...