Meta dekoron “legjendën” e Kombëtares, Ferdinand Lleshin me titullin “Mjeshtër i madh”

Saturday, 06 Mars 2021 19:58

 

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh” ish-futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Ferdinand Lleshi.

Përmes rrjeteve sociale, Meta shprehet se legjenda e “Labinotit” dhe një prej titullarëve kryesorë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, qendërmbrojtësi dhe mesfushori i shquar, Ferdinand Lleshi, ishte një sportist me personalitet të padiskutueshëm, me cilësi të rralla edhe si golashënues.

 

Mesazhi i Presidentit Meta

 

Kënaqësi të dekoroja legjendën e “Labinotit” dhe një prej titullarëve kryesorë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, qendërmbrojtësin dhe mesfushorin e shquar, Ferdinand Lleshi, sportist me personalitet të padiskutueshëm, me cilësi të rralla edhe si golashënues.

Edhe sot e kujtojmë kur falë këtij lideri plot eksperiencë, potencë dhe vizion, “Labinoti” arriti të udhëheqë kampionatin kombëtar deri në fund duke lënë pas jo vetëm tre skuadrat e kryeqytetit, por edhe ekipet më të mëdha të kohës.

Ai njihet jo vetëm si kampion i Shqipërisë me ‘Labinotin’, por edhe si fitues i Kupës së Republikës në një moshë tepër të re dhe si golashënuesi i dytë më i mirë i atyre viteve të lavdishme.

Në shenjë vlerësimi për cilësitë e spikatura në lojën e futbollit, si mesfushor dhe qendërmbrojtës, duke demonstruar në fushën e blertë aftësitë e tij të shkëlqyera të lojtarit profesionist e të suksesshëm, si dhe për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të sportit në vendin tonë, i akordova Ferdinand Lleshit, Titullin e lartë, “Mjeshtër i Madh”. ⚽🇦🇱

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...