Kryemadhi, mesazh pas dorëzimit të listës së LSI në KQZ: Kjo skuadër do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit

Hënë, 08 Mars 2021 11:14

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, dha një mesazhi publik pas dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë të partisë së saj në KQZ.

Në një deklaratë për media, Kryemadhi tha se “procesi i përzgjedhjes së kandidatëve të LSI ishte i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale”.

 

Mesazhi i Kryemadhit:

Përshëndetje të gjithëve,

 

Përshëndetje të gjitha grave shqiptare, nënave, motrave dhe vajzave shqiptare kudo që janë. Gëzuar ditën tuaj!

 

Jam shumë e lumtur, që në këtë ditë të gruas, unë të dorëzoj pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, listat e kandidatëve që do të përfaqësojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Parlamentin e Ardhshëm, i cili do të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.

Jam shumë e lumtur që ky proces ishte një proces shumë i shëndetshëm, shumë transparent dhe që krijoji një moment bashkimi të jashtëzakonshëm vlerash shoqërore, profesionale dhe morale.

Kjo skuadër e madhe, që do të përfaqësojë Lëvizjen Socialiste për Integrim në të gjithë vendin, do të drejtojë shqiptarët drejt ndryshimit që të gjithë presim me padurim, për përmbysjen e një klike qeveritare antipopull, antishtet dhe antivlera.

Këta të rinj dhe të reja, burra dhe gra plot vullnet e të palodhur, janë garanci për një garë fituese dhe të shkëlqyer si dhe për një qeverisje të mirë dhe të drejtë për qytetarët dhe për vendin

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...