“8 Marsi”, ish-deputetja e LSI: Një ditë reflektimi! Nuk jeni vetëm do të vazhdojmë te luftojmë se bashku, kundër diskriminimit

Hënë, 08 Mars 2021 18:03

 

Ish-deputetja e LSI-së Erisa Xhixho thotë se ky 8 mars duhet të jetë një ditë reflektimi për sa shumë meritojnë dhe sa pak marrin gratë.

 

Në një postim në “Facebook”, Xhixho shkruan se gratë në Shqipëri nuk janë vetëm dhe se do të vazhdojmë të luftojmë se bashku kundër diskriminimit.

 

“Le të jetë ky 8 Mars, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një ditë reflektimi. Reflektim për sa shumë meritojnë dhe sa pak marrin, sa sakrificë e mund e kanë jetën dhe sa pak mundësi u jepet, sa dashuri pa kushte dhurojnë e presin në heshtje shpërblimin që për shumë prej tyre nuk vjen kurrë.

Për ju të dashura nëna e motra, që punoni edhe më shumë se burrat, në punë që s’paguhen asnjëherë njësoj me ta, për ju që lini karrierën se nuk u jepen shanset, për ju që rropateni të mbani familjet. Për të gjitha ju, që zëri t’u dëgjohet, që e nesërmja të jetë më e qeshur.

 

Mos harroni, nuk jeni vetëm do të vazhdojmë te luftojmë se bashku, kundër diskriminimit që godet gratë dhe vajzat kudo në Shqipëri, dhe për të realizuar barazinë gjinore të vërtetë në të gjitha fushat. 💪”, shkruan Xhixho

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...