Monika Kryemadhi: Ja pse kam zgjedhur të kandidoj në 3 qarqe

Hënë, 08 Mars 2021 21:09


E ftuar në RTV Ora më gazetaren Beti Njuma, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka foli mbi arsyen se pse ka zgjedhur të kandidojë në 3 zona zgjedhore Tiranë, Elbasan dhe Fier. Ajo tha se Elbasanin e ndjen si detyrim moral për shkak të besimit të marrë në 2017, Fierin si qarku që nuk e ka braktisur kurrë LSI-në dhe Tiranën si dashuri e vjetër.

“Në fakt, do ta analizoja në 2 drejtime. Do ta analizoja në drejtimin njerëzor, pra si një grua që në 2017 në një kohë shumë të shkurtër, qarku i Elbasanit më dha mundësinë për të pasur një rezultat më të mirë se 2013 dhe 2015. Ndjej një emocion dhe një detyrim moral dhe politik ndaj të gjithë atyre votuesve të 2017. Qarkun e Fieri nga ana tjetër asnjëherë nuk e ka lënë LSI-në vetëm, i ka dhënë një deputet, qofshin këto edhe në momentet më të vështira. E sigurisht dashuria e vjetër e Monikës për Tiranë, ku deputete për herë të parë krijon një lloj emocioni. Por nuk dua ta kap në këtë drejtim, por si kryetare partie. Mos harroni se dhe kryetarët e partive, politikanët kanë emocionet e tyre njerëzore që herë pas here bashkarisht ndërthuren me pozicionet politike, kalkulimet dhe maksimizimin politik. Qarku i Fierit dhe Elbasanit, por dhe Tirana janë në qarqet më të rëndësishëme, siç është edhe qarku i Durrësit, pasi kanë të njëjtin numër.
Por nuk mund të diferencosh qarkun e Beratit, Vlorën apo Shkodrën. Që nga Kukësi deri në Vlorë, rëndësia e qarqeve dhe e kandidimit është e njëjtë. Duke ndërthurur emocionet personale, por edhe maksimizimin e votës, por edhe përgjegjësinë që kemi ne si LSI, do të kemi të gjithë këtë pjesë kryesore, ku në fakt janë bastionet e LSI, duke quajtur dhe Beratin, që është në duar të sigurta të një doktori dhe inxhinieri që për hir të së vërtetës jam e bindur se do të kemi tre përfaqësues nga qarku i Beratit”,- tha Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...