Bardhi te biznesi i përpunimit të drurit në Librazhd: Gjendja e padurueshme do të ndryshojë më 25 prill!

Tuesday, 09 Mars 2021 12:02

 

 

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, ishte në biznesin e Ardian Koxhës, në Librazhd, prej ku tha se kjo gjendje e padurueshme do të ndryshojë me 25 prill.

Sipas Bardhit, “Ardian Koxha ka në Librazhd nje biznes të përpunimit të drurit, dhe është në kufinjtë e mbijetesës. Lëndën e parë e merr ne Greqi dhe kalon përmes shumë andrallave e kostove. Kjo sepse druri në Librazhd, është tashmë një monopol dhe ai nuk ka lidhjet e duhura. Ardiani ka pasur 20 punëtorë, mirëpo tashmë ka vetëm 5”.

 

“Ky është një problem në Librazdh e kudo. E ka përqendru ekonominë në 3 duar dhe gjithë të tjerët i ka çu në falimentim. Do duhet të jesh i lidhur me Taulant Ballën të bësh biznes në Librazhd, do duhet të jesh i lidhur me Taulant Ballën të bësh biznes në Përrenjas, në Elbasan, do duhet të ndash biznesin me Taulant Ballën që të kesh mundësi me punu sot”, u shpreh Bardhi.

Drejtuesi politik tha se me ndryshimin që do vijë me 25 prill, qeveria jo vetëm do jetë në krah të sipërmarrjeve, do lehtësojë e mbështesë biznesin, por do ta çlirojë ekononimë e tregun nga kapje si këto.

 

Duke bashkëbiseduar me punonjësen në këtë firmë, Nazime Poçi, Bardhi thotë se nga trysnia, dhe keqqeverisja e abuzimi me tatimorë, taksa e tarifa të larta, pronari nuk ka mundësi të shtojë vendet e punës, të rrisë pagat apo të përmirësojë kushtet për ta.

 

“Kjo do të ndryshojë me 25 prill”, deklaroi Bardhi.

“Ka 8 vite që shtyp dhe falimenton bizneset dhe njerëzit, tani thotë dua prapë edhe më shumë vite për Shqipërinë. Po pse nuk bëre asgjë për 8 vite, tani dashke edhe 4 të tjerë. Me 25 prill, të gjithë bashkë, tek kutia e votimit sjellim ndryshimin. Me qeverinë që do vijë, do bëjmë ato gjëra që do të sjellin normalitet, që pronari juaj të rritet e të ketë më shumë para, që fëmijët tuaj të qendrojnë këtu e të ndërtojnë jetën këtu”, tha Bardhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...