Basha: Edi Rama, shkaku dhe pengesa kryesore për zvarritjen e reformës në drejtësi. 25 prilli, ora kur politikanëve të korruptuar do t’iu tunden…

Tuesday, 09 Mars 2021 17:32

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha foli sot para mediave dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama, se marrëveshja me LSI është një koalicion mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit Ilir Meta për të kapur reformën në drejtësi.

 

Basha tha se reforma në drejtësi ka ngelur në vend për shkak të frikës së Ramës nga drejtësia, duke e akuzuar atë si shkakun kryesor të zvarritjes së kësaj reforme.

 

Kreu i PD tha se më 25 prill reforma në drejtësi do të çlirohet dhe është ora kur politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin do t’iu tunden prangat e drejtësisë së pavarur.

“Reforma në drejtësi ka ngelur në vendnumëro për shkak të frikës së Edi Ramës nga drejtësia. 25 prilli do të jetë dita kur shqiptarët do votojnë për një kryeministër si unë, i cili do i mbajë larg duart nga drejtësia, që nuk do të marrë në telefon gjyqtarët dhe t’i kërcënojë për t’u prerë këmbët kur ata të godasin krimin dhe bandat, por t’i inkurajojë me çdo formë dhe do t’iu vërë në dispozicion të gjithë institucionet e ekzekutivit, duke filluar me Policinë e Shtetit dhe çdo instrument tjetër për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Larg duart nga reforma në drejtësi, zbatim i plotë i reformës në drejtësi, larg duart nga drejtësia, është një nga shtyllat e programit tonë, një nga shtyllat ku unë besoj sepse është një nga shtyllat e një shoqërie normale. Problemin në drejtësi e shkaktoi politika. Edi Rama është shkaku dhe pengesa kryesore për zvarritjen e reformës në drejtësi. Më 25 prill reforma në drejtësi do të çlirohet, do të zbatohet deri në fund dhe është ora kur politikanëve të korruptuar dhe të lidhur me krimin do t’iu tunden jo lutjet e gjyqtarëve për t’i shpëtuar nga vettingu, por prangat e drejtësisë së pavarur që nuk i mbron, por i ndëshkon ata”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...