Kryemadhi: Rama dhe Veliaj duhet të përgjigjen në SPAK për inceneratorët, firmosën duke shkelur ligjin

Tuesday, 09 Mars 2021 21:52

 

Në lidhje të drejtëpërdrejtë me A-Show, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, fillimsht ka komentuar dosjen që ka dërguar në SPAK për inceneratorin e Tiranës, ku ka paditur kryeministrin Rama si edhe kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, në një nga aferat më të mëdha korruptive.

‘E para artikulimin ligjor të dosjes unë e bëra në drekë. E dyta, edhe pse ishte një emision, që për mua të gjitha studiot televizive pavarësisht çfarë telezvioni janë, unë nuk e refuzoj asnjëherë ftesën por ballafaqohem, por beteja ime në ‘Opinion’ nuk kishte të bënte me dosjen e cila është në SPAK dhe nuk kisha pse të debatoja me ish-sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë Ministrisë së Drejtësisë që zëvendësonte Z. Bllako, sepse do të largonte vëmendjen nga ajo që një kryeministër i vendi kishte firmosur një vendim qeverie në kundërstim me dy shkresa të dy ministrave të tij të Ministrit të Financave dhe të Drejtësisë.

Ish-sekretari i Përgjithsëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Z. Vangjeli, morën përsipër përgjegjësinë, që thanë në mbledhjen e qeverisë votohet, dhe unë sa kohë nuk kisha marrë pjesë asnjëherë në mbledhjet e qcverisë unë nuk kisha pse të kundërshtoja nëse votohej apo jo, ndaj nuk reagova.

Disa ditë më pas doli Z. Manjani që tha që nuk votohet në mbledhjet e qeverisë.

Dolën shumë ministra të tjerë që thanë që nuk votohet në mbledhjet e qeverisë.

Përkundrazi ka procesverbal që nuk bëhet publik. Por që bëhet publik vetëm më vendin të prokuorirsë ose të gjykatës.

Këto nuk janë më sfidat e mia. Unë kam dorëzuar një dosje prej mijëra faqesh në SPAK.

E kam çuar me postë. Jam informuar që e kanë marrë dosjen, Dhe do shikojmë hapat e tjerë.

Ndërsa mendoj që më e rëndësishme se sa Monika qe riktheksonte edhe njëherë dosjen nga ana ligjore te inceneratorit të Tiranës, se si kryetari i bashkisë së Tiranës kishte shkelur ligjin e pushtetit vendor që kishte të bënte me decentralizimin e pushtetit vendor që kishte vendosur në emër të 5 bashkive ndërkohë që ka firmosur në emër të 5 këshillave bashkiakë.

Është punë e SPAK për ta hetuar. Dhe nuk kemi asnjë shkresë të firmosur nga kreu i qarkut

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...