Na e kalon Kosova/ Pronat dhe gjyqësori, Shqipëria hapa pas në liritë ekonomike

E mërkurë, 10 Mars 2021 11:13

 

Shqipëria ka humbur 9 vende në raportin e fondacionit ‘Heritage’ për liritë ekonomike në vitin 2021. Ky është botimi më prestigjioz i kësaj fushe.

Sipas publikimit, thuhet se Shqipëria aktualisht ndodhet në vendin e 66-të dhe vlerësohet me 65.2 pikë.

 

LEXO EDHE:
Faqet e para/ Ja çfarë shkruajnë gazetat për të premten, 5 mars 2021

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka humbur disa pikë në renditje.

 

 

Rezultati i saj i përgjithshëm është ulur me 1.7 pikë gjatë kësaj kohe, kryesisht për shkak të drejtave të pronësisë dhe problemeve në sistemin gjyqësor.

 

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e 35-të mes 45 vendeve në rajonin e Evropës dhe rezultati i saj i përgjithshëm është nën mesataren e rajonit, por mbi mesataren totale në botë.

Për të përparuar në rrugën drejt BE-së, ‘Heritage’ shkruan se Shqipëria duhet të forcojë institucionet e shtetit të së drejtës dhe të përmirësojë rezultatet e saj në gjyqësore dhe në integritetin e qeverisë.

Ndryshe nga Shqipëria, Kosova ndodhet disa vende më lart.

Liria ekonomike në Kosovë vlerësohet me 66.5 pikë dhe krahasuar me një vit më parë ka humbur vetëm 0.9 pikë. Edhe në renditjen evropiane Kosova ndodhet para Shqipërisë.

Vendi ynë ndodhet në vendin e 35, ndërsa Kosova në vendin e 33 të renditjes.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...