Deputeti austriak i përcjell Bashës fjalët e Kurtz: I uroj më të mirën në 25 prill, BE e paplotë pa Shqipërinë

E mërkurë, 10 Mars 2021 15:00

 

Deputeti austriak Reinhold Lopatka i ka përcjellë përshëndetjen e kryeministrit Sebastian Kurtz për Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike.

Në forumin online ”Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, Lopatka i ka uruar Bashës më të mirën në zgjedhjeet e 25 prillit.

 

Sipas tij, BE është e paplotë pa Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.

PJESË NGA FJALA E DEPUTETIT AUSTRIAK
Në emër të kryeministrit austriak Sebastian Kurtz, deputeti Reinhold Lopatka tha: Faleminderit! I nderuar kryetar Lulzim Basha, së pari do të doja të sillja pershendetjet nga Sebastian Kurtz. Fatkeqësisht ai nuk mund të jetë sot i pranishëm. Por ai i uron të gjitha të mirat partisë dhe kryetarit Lulzim Basha në javët në vijim dhe punën e tij për Shqipërinë dhe për popullin shqiptar që kërkon më shumë, mundësi më të mira, ecuri më të mirë, perspektiva më të mira për të ardhmen e tyre në Bashkimin Evropian. Faleminderit për këtë takim ku do te diskutojme për perspektiven europiane të Shqipërisë. Ju e dini që Austria gjithmonë ka qenë në favor të anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit jane thelbësore për mbështetjen tonë për vende si Shqipëria. Bashkimi Europian do të mbetet i paplotë pa Ballkanin perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë. Me një shërbim të gjatë në parlamentin Australian dhe anëtar i partisë së njerëzve, mund t’ju siguroj se Austria është e vendosur të vazhdojë të kontribuojë në Shqipëri dhe në afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndaj i uroj zotit Basha dhe partisë së tij më të mirën në këto zgjedhje, në javët në vazhdim dhe padyshim më të mirën për 25 Prillin

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...