“Do t’i pritet dora kujtdo që prek votën”/ Presidenti Meta: Nuk është metaforike. Kush prish festën e 25 prillit, ta dijë mirë se…

E mërkurë, 10 Mars 2021 21:59

 


Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se është i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes evropiane të vendit.


Kreu i Shtetit tha se deklarata për “prerjen e dorës kush prek votën” nuk është metaforike”.

“Të rinjtë në votime, të zgjedhin kandidatët që do mbrojnë interesin e tyre dhe të familjes. Qytetarët të zgjedhin kandidatin që, do mbrojë të ardhmen e vendit.

Po, unë po bëj fushatë për demokracinë, po bëj fushatë për të mbrojtur Kushtetutën, për të ndërgjegjësuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje për të hapur një rrugë të re për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Çdo qytetari i bëj thirrje të rinovoj kartën e identitetit ashtu siç bëri Presidenti.

Jam i bindur se më 25 prill e gjithë Shqipëria do t’i thotë PO së ardhmes evropiane të vendit. Kush do gabojë dhe do t’i dalë para këtij vullneti atëherë duhet ta mendojë mirë për pasojat që do të ketë.

Erdhi koha që shqiptarët të ndahet nga ky regjim “fake”. Vota e lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky “intubim” i lirive dhe do t’i japë frymëmarrjen e munguar. Shqipëria duhet të dale nga thonjte e oligarkëve. Shqiptarët duhet të marrin në dorë fatet e tyre dhe të së ardhmes së vendit

Mos e mendoni dhe aq metaforike paralajmërimin tim për prerjen e dorës të kujto që prek votën e shqiptarëve. Ky paralajmërim duhet marrë seriozisht dhe nuk është shaka. Kush do tentojë të prishë festën e shqiptarëve më 25 prill, ta dijë mirë se do të bëhet kurbani i festës”, deklaroi Meta

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...