Vlora i del jashtë kontrollit, Rama mbërrin urgjent dhe mbledh kandidatët

E Enjte, 11 Mars 2021 13:12

L
Paraditen e kësaj të enjteje, kryeministri Edi Rama ka mbërritur urgjent në Vlorë në një takim me kandidatët për deputetë të Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit.

Takimi është zhvilluar në ambientet e jashtme të vilave qeveritare në zonën e “Ujit të Ftohtë”, Të pranishëm në mbledhje, përveç krerëve të PS dhe kandidatëve të rinj mësohet se ishin edhe deputetët aktualë.

 

LEXO EDHE:
Pritje madhështore në Kavajë/ Basha hipën mbi makinë: Rama ik

Në këtë takim me dyer të mbyllura është diskutuar për 2 orë rresht, për fushatën zgjedhore të 25 prillit dhe përplasjet e brendshme në parti dhe bashki, me protagonist vetë kryetarin e saj Dritan Leli.

 

 

Socialistët e Vlorës parkuan makinat luksoze një e nga një, pranë vilave qeveritare dhe u futën në mbledhjen e kërkuar nga kryeministri Edi Rama, pas tensionit që u shënua me kryebashkiakun Dritan Leli.

 

Gazetarët janë mbajtur larg vilave qeveritare, ndërkohë që mbledhja vjen pas një situate goxha konfliktuale në Vlorë, pas përjashtimit të Lelit nga fushata, dhe kërcënimit për të lënë drejtimin e Bashkisë.

Korrespondenti i “Syri. Net” njofton se tashmë mbledhja ka përfunduar dhe kryeministrit Rama i ka njoftuar edhe personalisht kandidatët dhe drejtuesit e strukturave të PS në Vlorë për përjashtimin e Dritan Lelit, i cili mungonte në këtë takim urgjent.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...