Policia e Shtetit ndëshkon vetëm opozitën: Jemi të detyruar të vëmë gjobë për Bashën në Kavajë .

E Enjte, 11 Mars 2021 17:36

 

Policia e Shtetit ka reaguar pas takimit të kreut të Partisë Demokratike, ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Policia thotë se nëse takimet përsëriten do të gjobisë kreun e PD për shkelje të rregullave anti-Covid.

“Policia e Shtetit shpreh shqetësim për thyerjen flagrante të rregullave anticovid në grumbullimin e disa njerëzve nga ana e një subjekti politik. Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve. Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimi e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit. Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”,– thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Ndërkohë ministrat dhe kryeministri Edi Rama bëjnë çdo ditë takime me më shumë se 10 persona, por për ata nuk ka as gjobë dhe as deklarata për shtyp të policisë ku u tërhiqet vëmendja

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...