Ashtu s çdo ditë, edhe këtë të premte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e nis me një mesazh ndaj kryeministrit Edi Rama.
Basha rendit në “Instagram” një tjetër dështim të kryeministrit Rama. Ai parashtron pyetjen se si e ka menaxhuar pandeminë Rama, ndërsa i përgjigjet me “KEQ”.
“43 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si e ka menaxhuar pandeminë Edi Rama? Përgjigjja: Keq! Këto të dhëna hedhin poshtë propagandën e Edi Ramës dhe dëshmojnë keqmenaxhimin e pandemisë”, shkruan Basha