!
Presidenti Ilir Meta shprehet se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë një betejë mes kryetarëve të partive, por një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar.
“Zgjedhjet e 25 prillit, unë nuk i shikoj si një betejë mes Ramës, Bashës dhe Kryemadhit, por si një moment historik për të ndryshuar degradimin e shtetit shqiptar. Ne duhet të kemi një rivendosje të demokracisë, te balancës, të shtetit të së drejtës dhe të funksionimit të institucioneve, nëpërmjet rivendosjes së sistemit demokratik. Të hysh në një garë zgjedhore të tillë, do të thotë të hysh në një lojë te pandershme. Të nënvlerësosh faktorin kryesor që është faktori i brendshëm, është e pandershme. Nëse ti ikën nga Parlamenti dhe nëse ti ke një arsye të drejt, e ke të vështirë që ta kesh përkrahjen ndërkombëtare. Ti duhet të ishe futur në zgjedhjet lokale, ti kishe fituar ato. Në këtë mënyrë tregoje që ai Parlament ishte FAKE. Shqiptarët të vendosin në 25 prill”,- tha kreu i shtetit në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit