Rama,Leli dhe rrumpalla rilindase ne Vlore

Premte, 12 Mars 2021 08:51

 

-Edhe pse kryebashkiaku vlonat ka dhënë arsye personale se përse nuk kandidonte për deputet, sërish Edi Rama nuk pranon që në PS ta kundërshtojë njeri. Dhe për këtë arsye ka vendosur që kryebashkiakun e Vlorës ta bëjë shembull për të tjerët duke e larguar nga fushata dhe përjashtuar nga PS. Bile dhe ta fusë në burg si Shpëtim Gjikën. Nga frika prej shefit të qeverisë pranuan kandidimin nga fundi i listave edhe Pandeli Majko, Fatmir Xhafa, Gramoz Ruçi, Mimi Kodheli, Blendi Klosi etj, që praktikisht kanë marrë “valixhet”.

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, për shkak të refuzimit që i bëri ftesës së tij për të lënë drejtimin e bashkisë dhe të futej kandidat për deputet. Në një letër të pazakontë dërguar Asamblesë së PS-së në Vlorë dhe të lexuar nga Damian Gjiknuri dy ditë më parë, kryeministri njoftonte socialistët se Dritan Leli nuk do të jetë pjesë e fushatës. Gjithashtu, Edi Rama njoftonte socialistët që të mos lejojnë që Lelin të marrë pjesë në fushatën elektorale ku do të prezantohen kandidatët. Në letrën e “udhëheqësit” të PS-së thuhej se Leli nuk iu përgjigj strategjisë së partisë për të sakrifikuar postin si kryebashkiak dhe për të garuar si deputet. Sipas burimeve nga mbledhja e PS, kryeministri u shpjegonte socialistëve se Dritan Leli dikur i “thoshte se për ty jap dhe jetën, ndërsa sot nuk ndërron as karrigen për mua dhe Partinë Socialiste”. Letra e Edi Ramës ka të njëjtin efekt si një ekzekutim politik për drejtuesit e PS. Për të parë nga afër situatën, një ditë pas letrës në Vlorë shkoi vet kryeministri Edi Rama për të prezantuar kandidatët për deputetë. Siç ishte dhënë dhe porosia partiake, Dritan Leli nuk u pa në takim. Burime nga PS flasin se mes Lelit dhe Ramës ka pasur biseda të tensionuara ditët e fundit, teksa nuk kanë munguar dhe deklarata e Edi Ramës: “mu zhduk nga bashkia”. Mesazhi që Edi Rama u jep socialistëve me sulmet kundër Lelit është i qartë. Askush në PS nuk mund t’a çojë në mendje të dalë kundër urdhrave të tij. Edhe pse Leli ka dhënë arsye personale se përse nuk kandidonte, sërish Edi Rama nuk pranon që në PS ta kundërshtojë njeri. Dhe për këtë arsye ka vendosur që Dritan Lelin ta bëjë shembull për të tjerët duke e larguar nga fushata dhe nga partia. Nga rasti i Dritan Lelit dhe ndëshkimit të tij kuptohet se çfarë ka ndodhur dhe më kandidatët e tjerë. Frika e ndëshkimeve detyroi deputetin Alket Hyseni që pasi bëri si i fortë me tërheqjen nga gara, po i merr me radhë studiot e televizioneve për t’i thënë Ramës që është ende socialist dhe në urdhrat e tij. Ndërkohë në situatë të ngjashme presioni kanë qenë dhe emrat e vjetër të Partisë Socialiste, të cilët u poshtëruan politikisht duke i vendosur në lista humbëse. Nga ajo që po ndodhë me Dritan Lelin kuptohet se Edi Rama u ka dhënë vetëm dy mundësi; ose pranonin vendin në lista, ose zhdukuni nga partia. Dhe përjashtimi nuk është vetëm heqja e teserës së PS dhe dënimi si “armiq të popullit dhe partisë”, por edhe presione me gjithë institucionet e tjera që ka në dorë kryeministri, duke nisur nga drejtësia. Pas tensioneve të fundit në Vlorë, parashikimi i zhvillimeve në PS-në e Vlorës pritet të jetë dramatik. Socialistët e Vlorës kujtojnë se një përballje e ngjashme mes Edi Ramës dhe Shpëtim Gjikës në vitin 2013 kur ai ishte kryetar i bashkisë, çoi në arrestim dhe ngritje akuzash penale. Ndërkohë pas përplasjes publike me Edi Ramën ka nisur të përmendet si pasues i Dritan Lelit, ish-drejtori i Autoritetit të Rrugëve, Afrim Qendro. Ndërkohë propaganda e Rilindjes ka ngritur këto ditë një skenar tjetër për Vlorën duke u marrë me sherre të sajuara ndaj Bujar Leskajt dhe degës së PD në këtë qytet. Duke u marrë me opozitën, është mënyra më e mirë për të tërhequr vëmendjen nga ajo që po ndodhë realisht me socialistët në Vlorë. Por nëse në PD e Vlorës ka debate, në PS po “priten” koka

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...