Policia ka proceduar 24 persona, të cilët ishin pjesëmarrës në tubimin që kreu i PD, Lulzim Basha zhvilloi një ditë më parë në Kavajë.
Sipas News24, personat u proceduan për organizim të tubimit të paligjshëm dhe bllokim të lëvizjes së mjeteve.
Një ditë më parë, Lulzim Basha zhvilloi një vizitë në Kavajë ku prit nga mbështetës të kësaj zone. Kreu i PD iu bëri thirrje disa herë qytetarëve për respektimin e distancës dhe vendosjen e maskave.
Ndërkohë, Policia e Shtetit paralajmëroi një ditë më parë se kush thyen rregullat anti-Covid do te ndeshkohen.
“Bëjmë thirrje për respektimin e këtyre rregullave nga të gjithë dhe shpresojmë në mirëkuptimin e të gjithëve.
Deri kur rregullat në fuqi do ta ndalojnë grumbullimin e mbi 10 personave, Policia e Shtetit është e detyruar të penalizojë shkelësit.
Por, njëkohësisht duke mos dashur në asnjë mënyrë të hapim shtigje për keqinterpretime, u kërkojmë subjekteve politike bashkëpunim dhe mirëkuptim. Në të kundërt penalizimet me gjobat përkatëse do të jenë të pashmangshme”, tha policia një ditë më parë