“Kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash”, Basha nga Durrësi: PD, program për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj grave shqiptare

Premte, 12 Mars 2021 11:45

 

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar sot me gratë demokrate, një takim i mbajtur në qytetin e Durrësit, në një ambient të hapur dhe në respekt të masave anti-COVID.
Basha tha se PD ka një skuadër të jashtëzakonshme zonjash që përfaqësojnë gratë shqiptare. Ai theksoi se PD ka një program për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj grave.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu, mes zonjave. Kemi një skuadër të jashtëzakonshme zonjash, të cilat përfaqësojnë gratë shqiptare dhe dëshirën e tyre për ndryshim. Kemi një skuadër specialistësh të kalibrit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Sot do diskutojmë për efektin që do të japë pas 25 prillit, me problemin e pazgjidhur të vendit të duhur të grave në Shqipëri, me diskriminimin e vazhdueshëm në këto 8 vite.
Diskriminimi në vendin e punës, në veçanti në sektorin publik, një sërë problemesh për të cilat PD prej muajsh ka punuar me ekspertët më të mirë të fushës për të garantuar një nga objektivat tanë që është barazia gjinore, dhënia fund diskriminimit.
Diskriminim ka në çdo fushë, në fushën e punësimit, ku pagat tregojnë se puna e njëjtë ose më cilësore që bëjnë gratë paguhet më pak. në fushën kolegjiale, në çdo institucion ku edhe kuotat respektohen në mënyrë simbolike dhe mënyra e përzgjedhjes apo rezultati final është simbolik apo dhe i turpshëm dhe diskriminimi siç e kemi parë km me zë dhe figurë. Fuqizim në të gjitha aspektet, duke filluar nga arsimi, ku do të bëjmë të mundur që asnjë vajzë shqiptare që dëshiron të arsimohet të mos i mungojë kjo mundësi”, deklaroi Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...