Rreziku nga efektet anësore/ Edhe Holanda pezullon përdorimin e vaksinës Astra Zeneca

Hënë, 15 Mars 2021 08:06

 

Holanda është bërë vendi i fundit që pezullon përdorimin e vaksinës së koronavirusit AstraZeneca, për shqetësimet e ngritura, në lidhje me efektet anësore të mundshme.

Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte paraprake. Republika e Irlandës më parë mori një vendim të ngjashëm, në lidhje me raportet e mpiksjes së gjakut tek të rriturit në Norvegji.

 

Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk ka asnjë rrezik të mpikjes së gjakut, nga kjo vaksinë. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) – e cila aktualisht po kryen një rishikim të incidenteve të mpiksjes së gjakut – thotë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet e saj, raporton BBC.

Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda tashmë kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca. Në një deklaratë, qeveria holandeze tha se po vepronte nga masa paraprake pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze.

 

“Ne nuk mund të lejojmë asnjë dyshim në lidhje me vaksinën,” tha ministri holandez i Shëndetësisë Hugo de Jonge. “Ne duhet të sigurohemi që gjithçka është në rregull, kështu që është mençuri të ndalemi tani

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...