Basha në Vorë: Do përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Drejtësi, shpërndarje e parave në dorë për familjet në zonat rurale, transparencë në ato urbane

Hënë, 15 Mars 2021 11:29

 

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Vorë sot ku është takuar me qytetarët dhe ka dëgjuar problematikat e tyre, një prej tyre rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti apo problemet me pronat.

Basha e cilësoi rindërtimin dështim deri tani dhe tha se qeveria pas 25 prillit do ta ketë prioritet, duke premtuar drejtësi, shpërndarje të parave në dorë për familjet e dëmtuara që duan të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale dhe transparencë për rindërtimin në zonat urbane.

 

“I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do iu jepnin para që t’i ndërtonin vetë. Nuk e bënë sepse donin të bënin tendera që ua kanë dhënë shokëve, miqve. Është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Gënjejnë nga mëngjesi në darkë. Njerëzit akoma në çadra, këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vetë.
Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti kudo, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë së pas 25 prillit. Gjëja e parë drejtësi, shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë për ato familje që mund ta rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale. Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute duke ruajtur pronat.
Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, duke ju dhënë drejtpërdrejt shpërblimin financiar sipas dëmit jo sipas ca të nënës ca të njerkës”, deklaroi kreu i PD

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...