Kryemadhi prezanton Klaudia Krasnikën si kandidate në Elbasan: S’po luftojmë për deputetë që pasurohen vetë e ndryshojnë flamujt politikë

Tuesday, 16 Mars 2021 10:16

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka prezantuar sot Klaudia Krasnikën si kandidate për deputete në Elbasan

Në fjalën e saj, duke folur për qarkun ku kandidon edhe vetë, Kryemadhi tha se “është qyteti që ka papunësinë më të lartë, ka mungesë vëmendje nga qeveria”.

 

Më tej, Kryemadhi shtoi se LSI “nuk po lufton për të bërë 2, 5 deputetë apo 3-4 drejtorë që abuzojnë me emrin e partisë, pasurohen për veten e tyre dhe pastaj ndryshojnë flamujt politik. Ne jemi për ndryshimin e sistemit”.

“Një nga avantazhet tona ndryshe nga listat e Rilindjes të cilët do hajnë kokat e njëri-tjetrit kush do thyejë listat, në LSI s’është cështja te thyerja e listës por kontribuimi. Ajo që ne aspirojmë është për të ndryshuar këtë sistem”, tha ajo.

Kryemadhi tha se ndryshimi i Kodit Zgjedhor nuk e ka dëmtuar LSI-në.

‘Kur Edi Rama ndryshoi kodin mendoi që do ta dëmtonte LSI por në fakt Kodi që u miratua i ka dhënë disa priorirete jashtëzakonisht të mëdha LSI-së, renditja në LSI s’ka të bëjë me numrin që ke në listë se sa ka të bëjë me atë që secili nga ne përfaqëson”.

Këtu Kryemadhi gjeti rastin të thumbonte edhe renditjen e kryetarit të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Edhe Taulant Ballën të 8 e ka vendosur Edi Rama, por…bota nuk rrotullohet rreth atyre, bota rrotullohet rreth diellit, diell janë fëmijët tanë. Monika i ka një borxh Elbasanit e do ia kthej borxhin, por një nga gjërat kryesore, sidomos ne si LSI të ndërtojmë klasën politike të re me integritet e dinjitet me një emancipim të brendshëm”, tha kryetarja e LSI

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...