Berisha: Pezulloni injektimin elektoral! Edhe Suedia e ndaloi vaksinën

Tuesday, 16 Mars 2021 11:06

-

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë sot të pezullojë menjëherë përdorimin e vaksinës AstraZeneka në Shqipëri, derisa të sqarohet përfundimisht origjina e vdekjeve të konstatuara në disa shtete pas injektimit të saj.

Berisha është mbështetur në dy zhvillime të orëve të fundit lidhur me kontrollet që po zhvillohen për këtë vaksinë: faktit se se edhe Suedia vetë, shteti prej nga Shqipëria e merr vaksinën, e ka pezulluar përdorimin e saj dhe titullit që mbizotëron në gazetën “Financial Times”.


LEXO EDHE:
Aleanca e fshehtë e Edi Ramës për 'mandatin e tretë'

Berisha shkruan:

 

“Pezullohet përdorimi në Europë i vaksinës Astra Zeneca! “Financial Times”, gazeta më e madhe e Europës hapet sot me titullin më kryesor: “Vaksinimi me Astra Zeneca pezullohet në Europë për shkak të frikës së mpiksjes së gjakut.”

 

Suedia, vendi nga kemi marrë vaksinen Astra Zeneca, pezullon përdorimin e saj. Kurse Xhahili i Surrelit vazhdon injektimin elektoral të kësaj vaksine.

Megjithëse deri sot nuk ka asnjë provë për lidhjen shkak-pasojë midis vaksinës Astra Zeneca dhe vdekjeve të konstatuara nga mpiksja e gjakut pas injektimit të saj, përsëri përdorimi i kësaj vaksine sipas “Financial Times” tashmë është pezulluar në Europë.

Edvin Xhahili, dy ditë më parë u bë garant para shqiptarëve sepse kontigjenti ynë vjen nga Suedia dhe se qeveria suedeze nuk do të lejonte një vaksinë me pasoja për njerëzit.

Mirëpo sot qeveria e Mbretërisë së Suedisë ka urdhëruar pezullimin e vaksinimit me AstraZeneca në territorin e saj. Në këtë kontekst kërkoj pezullimin e menjëhershëm të përdorimit të kësaj vaksine deri sa të sqarohet përfundimisht origjina e vdekjeve të konstatuara pas injektimit të saj."

Ish-Kryeministri e ka shoqëruar shënimin me artikujt në fjalë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...