“Ka marrë rrugët dhe po shan”- Mark Marku i përgjigjet Ramës: Me 25 prill më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë do të shporret!

Tuesday, 16 Mars 2021 16:58

 


Drejtuesi Politik i PD-së në Lezhë dhe kandidati për deputet, Mark Marku ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama, i fundit ky që sëbashku me Agron Gjekmarkajn i quajti “dy personazhe qesharake të klubeve mediatike që do të vijnë për weekend”.

Marku thotë se Rama ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan kandidatët e opozitës, ndërsa kujton se me ‘timonin dhe tepsinë’ që mori para katër viteve e katandisi Shqipërinë në këtë që është sot.

Kandidati demokrat kërkon që Ramës mos t’i kthehet asnjë përgjigje, ndërsa kërkon durim sepse në 25 prill “ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekraneve”.

“Edi Rama ka marrë përsipër të përgojojë gjithë ditën deputetët e opozitës, mes të cilëve edhe mua.

Në fushatën e para katër viteve kishte si alternativë tepsinë e timonin dhe, e pamë se ku e katandisi Shqipërinë.

Këtë radhë ka marrë rrugët e Shqipërisë dhe po shan, shfryn bulçitë e tij të çakërdisur nga çmenduria dhe frika e humbjes së pushtetit mbarë e mbrapsht, këdo që i shkon ndërmend.

Mos ju përgjigjni!

Duroni deri me 25 Prill, ditën kur ky dështak, më i madhi dështak i kryeministrave shqiptarë të shporret prej jetës sonë, prej ekranëve.

Nuk kemi kohë për të humbur me të. ☠️

Paraqesim alternativën tonë për shërimin e plagëve, për ndryshimin e Shqipërisë.

Asnjë shqetësim për ato që thotë një kryeministër, i cili i bën të ndjehen me turp edhe pijanecët me gojështhurur të mejhanëve të skutave periferike”, tha Marku

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...