Paloka takim me banorët e Shkallnurit: Fitorja e PD në Durrës do të jetë historike, në programin tonë përfshihen gjithë shtresat

E mërkurë, 17 Mars 2021 16:50

 

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka takuar banorët e Shkallnurit ditën e sitmë.
Paloka ka siguruar se fitorja e PD në Durrës do të jetë historike.

Ai thotë se programi i PD është i mirëmenduar, dhe përfshine të gjithë shtresat si dhe është i detajuar deri në qindarkën e fundit.

 

NJOFTIMI NGA PD
Paloka- Do t’i kthejme Partisë Demokratike rezultatet historike.
Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës në takimin e tij të radhës me banorët e Shkallnurit theksoi se programi i paraqitur prej kreut të opozitës, është një plan i mirëmenduar dhe i detajuar deri në qindarkat e fundit, një program i cili i përfshin të gjitha shtresat dhe ku çdo qytetar mund të gjejë veten.
Sinkron Edi Paloka
“Ne e kemi paraqitur një program, e kemi prezantuar rregullisht. Një program që përfshin të gjitha shtresat dhe nuk besoj se ka një individ apo një grup që nuk e gjen veten, pasi është një program i llogaritur qindarkë më qindarkë. I gjithë programi ynë shkon 400 milion euro për një vit, me rritje pensionesh, pagash dhe ndihmash ekonomike.”
Sakaq Paloka tregoi dhe vjedhjen në 8 vite të qeverisë për shumën prej 6.2 miliard eurosh, kjo përllogaritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe gjithashtu i siguroi qytetarëve se fitorja e Partisë Demokratike në këtë qark do të jetë me rezultate historike

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...