Raporti i OKB: Pandemia, gratë në Shqipëri u prekën më shumë psikologjikisht dhe ekonomikisht

E Enjte, 18 Mars 2021 08:03

 

Pandemia e COVID-19 ka rritur punën e papaguar të grave që njihen si punët e shtëpisë dhe kujdesi.

Në Shqipëri treguesit kanë qenë dukshëm më të lartë dhe shqetësues se nga shumë vende të tjera dhe një raport i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara tregon se ndikimi psikologjik dhe ai në shëndetin mendor ka qenë edhe më i rëndë.

 

“Gjatë pandemisë, pesha e punës së papaguar shtëpiake dhe të kujdesit u rrit në mënyrë drastike si për gratë dhe burrat, por gratë ende po bëjnë pjesën e luanit. Mesatarisht, 70 për qind e grave në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore raportuan se kishin kaluar më shumë kohë në punë shtëpie sesa para pandemisë. Rritja midis burrave ishte 59 për qind. Në mënyrë të ngjashme, më shumë gra sesa burra raportuan rritje në kohën e kaluar në punë të papaguar të kujdesit në të gjithë rajonin. Ndikimi njerëzor i pandemisë në jetën e përditshme të njerëzve, dhe veçanërisht të grave, ka qenë i madh. Sondazhi i Vlerësimit të Shpejtë Gjinor tregoi se shëndeti psikologjik dhe mendor i grave po preket nivele më të larta se ajo e burrave. Veçanërisht, gratë nga Shqipëria (69 për qind), Turqia (54 për qind), Kazakistani (52 për qind) dhe Republika e Moldavisë (49 për qind) kanë përjetuar nivele më të larta të shqetësime psikologjike sesa burrat, por edhe gratë nga vendet e tjera” thuhet në raport.

I njëjti vlerëson se globalisht dhe në të gjithë Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore, gratë në mënyrë disproporcionale mbajnë barrë e punëve të shtëpisë dhe të kujdesit – punë që shpesh është e padukshme dhe e papaguar, dhe që pengon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës. Sipas UNECE edhe para COVID-19 gratë kishin të paktën dyfishin e nivelit të punëve shtëpiake dhe kujdesit në raport me burrat, dhe në disa vende si Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Turqia niveli varion nga 3 në 5 herë më i lartë për gratë. Shpërndarja e punës së papaguar jep një ide të faktit që gratë kanë më pak orë në javë që mund t’i kushtojnë punës me pagesë, në ndryshim nga koha që kanë burrat.

 

“Vlerësimet e Shpejta Gjinore të ndikimit Covid-19 në jetesë në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore treguan që gratë në mënyrë disproporcionale mbajnë ndikimet negative socio-ekonomike të pandemisë. Në përgjithësi, mbi 40 për qind e grave raportuan ulje të orëve të paguara të punës. Gratë në grupin e moshës 18-34 vjeç raportuan një humbje më të lartë në orët e paguara të punës krahasuar me gratë e tjera dhe krahasuar me burrat në e njëjtën grupmoshë. Gratë e vetëpunësuar u përballën me rënien më të madhe të orëve të paguara të punës afër një 80 për qind në vende të tilla si Kazakistani dhe Kirgistani.

 

Si rezultat i humbjes së burimeve të jetesës, të tilla si remitancat dhe bujqësia, gratë në 6 nga 10 vende raportuan vështirësi më të mëdha se para pandemisë në plotësimin e nevojave themelore dhe pagimin e shpenzimeve themelore, të tilla si qira, shërbime komunale dhe ushqim. Gratë me fëmijë kishin rritje të lartë me 75 deri në 80 për qind të raportimit të vështirësive lidhur përmbushjen e nevojave themelore kjo në vende si Shqipëria dhe Gjeorgjia.

Pasiguritë financiare që janë përhapur gjatë Covid-19 po kërcënojnë të drejtat e barabarta për burimet ekonomike (objektivi SDG 1.4) të grave dhe burrave të varfër dhe atyre në pozicion të dobët, me indikacione të qarta se ndërtimi i rezistencës së tyre (synimi i SDG 1.5) mund të mos realizohet “thuhet në raport./Monitor

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...