Ish-ambasadori Foresti: Qeveria e Ramës është bërë regjim, vendi duhet të futet në shina!

E Enjte, 18 Mars 2021 16:55

 

Ish-ambasadori italian, Paolo Foresti

Ish-ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti, është shprehur në një intervistë të gazetarit Aleks Kapllaj për gazetën Mapo, se qeveria tetëvjeçare e Ramës është bërë përherë e më shumë një regjim dhe e ka larguar Shqipërinë nga Europa, si dhe niveli i demokracisë me qeverinë e tij është zvogëluar në mënyrë të rrezikshme.

‘Shpresoj shumë që këto zgjedhje të ndihmojnë Shqipërinë në përmirësimin e institucioneve për ta sjellë atë në Europë. Qeveria e gjatë e Ramës, e cila është bërë gjithnjë e më shumë një regjim, nuk ka dhënë rezultatet që prisnin zgjedhësit e saj dhe e ka mbajtur vendin larg Europës, tashmë edhe ajo duke luftuar për të zgjidhur shumë probleme të saj. Niveli i demokracisë në Shqipëri me qeverinë Rama është zvogëluar në mënyrë të rrezikshme: ne shpresojmë që zgjedhjet të japin rezultate të afta për ta kthyer Shqipërinë në ‘shinat’ e duhura.

Pandemia, sigurisht i ka bërë gjërat më të vështira, si kudo, dhe, shpresoj, një ndryshim serioz në zgjedhjet e ardhshme mund ta bëjë udhëtimin më të shpejtë dhe më të sigurt të Shqipërisë drejt Europës.

Futja në listat e deputetëve të Partisë Socialiste edhe persona që lavdërojnë diktaturën është në kundërshtim edhe me Rezolutën e Parlamentit Europian të 19 shtatorit të 2019, për Kujtesën e viktimave të diktaturave, që dënon si krimet e ashtu edhe apologjinë e tyre ku ndër të tjera kjo Rezolutë shkruan:

‘Parlamenti Europian u bën thirrje të gjithë Shteteve Anëtare të BE-së që të bëjnë një vlerësim të qartë dhe parimor kundër krimeve dhe akteve të agresionit të kryera nga regjimet totalitare komuniste dhe naziste; 6. Dënon të gjitha manifestimet dhe përhapjen e ideologjive totalitare, siç është nazizmi dhe Stalinizmi, në BE’.

Kjo Rezolutë vlen edhe për shtetet aspirues për anëtarësim në familjen europiane dhe duhet të aprovohet edhe nga parlamenti i tyre”, ka deklaruar diplomati Foresti.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...