PS fut duart në Reformën në Drejtësi pak ditë para zgjedhjeve, ndryshimet ligjore hyjnë në Kuvend

E Enjte, 18 Mars 2021 21:21

 

Partia Socialiste ka bërë fakt të kryer prekjen e njëanshme të reformës në drejtësi. Ditën e sotme në Kuvend janë prezantuar disa projektligje që prekin një pjesë të mirë të reformës konsensuale që u miratua në vitin 2016.
Vendimi i njëanshëm i PS bëhet dhe më angiligjor nisur nga përbërja e sotme e Kuvendit. Realisht Parlamenti nuk ka opozitë, pasi ata që morën mandatet në pjesën më të madhe janë kandidatë për deputetë të PS. Për votimin e këtyre ligjeve nuk ka kuptim fjala konsnesus, pasi Kuvendi nuk ka as formalisht opozitë.

Ndryshimet po bëhen pak ditë para zgjedhjeve dhe vënë në pikëpyetje gjithë investimin ndërkombëtar për këtë reformë.

 

Ndërhyrjet e PS në reformën në drejtësi

1-Shqyrtimi i projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 25/2019 “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”.

2- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 49/2012, datë 03.05.2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, të ndryshuar”.

3- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”.

4- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”.

5- Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar”.

6- Shqyrtimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...