“Pushtetarët mbyllen në zyra të errëta dhe…”, Ardit Çela: Duhet ndryshim rrënjësor, ne do të investojmë për trashëgiminë

Premte, 19 Mars 2021 11:26

 

 

Drejtuesi politik i LSI në Berat, Ardit Çela, zhvilloi sot një tryezë për trashëgiminë kulturore në këtë qytet, ku vuri theksin tek investimet. Çela u shpreh se trashëgimia kulturore është një e mirë ekonomike, por sipas tij, vëmendja e qeverisë vendore dhe lokale ka qenë inekzistente.

Sipas tij, pushtetarët harxhojnë miliarda lekë për të shkatërruar qytetin e Beratit, duke ngulur e shkulur pllaka, me koncesione e PPP, me punë të dyshimta në zyra të errëta, dhe nuk kthejnë vëmendjen nga trashëgimia kulturore.

 

“Trashëgimia është një e mirë ekonomike. Sjell impakt të rëndësishëm social, nëse menaxhohet si duhet. Në konceptin modern është e rëndësishme të aktivizojmë të gjithë elementet, me qëllim që të gjenerojmë kulturë dhe vlera. Ne sot gjendemi në qytetin më të bukur të Shqipërisë dhe ky është fakt, pasi vetë UNESCO e ka cilësuar të tillë. Jemi në qytetin muze të Beratit, të arkitekturës, ku shekujt ndjekin njëri-tjetrin. Me krenari mund ta themi se Berati është djepi i harmonisë fetare. Në krah qëndron Skrapari i traditës, bukurisë natyrore, i kanioneve, i këngës, vlerave dhe folklorit të magjishëm. Tomorri, mali i shenjtë.

Qytetërimi i Dimalit, vjen edhe sot e kësaj dite në gojëdhënat se “Dimalin e krijoi Perëndia, ndaj nuk mund të merrej nga njerëzia”. Trashëgimia kulturore në gjithë qarkun e Beratit është e jashtëzakonshme, por vëmendja nga pushteti është inekzistent. Qeveria qendrore dhe lokale keqmenaxhojnë miliarda lekë, për të ngulur e shkulur pllaka, duke shkatërruar qendrën e Beratit, dhe nuk investojnë për të hapur vende pune. Ata harxhojnë miliarda për koncesione e PPP, ata nuk dëgjojnë e konsultohen me ekspertë të fushës, por mbyllen në zyra të errëta dhe bëjnë punë të dyshimta. Duhet ndryshim rrënjësor. Në kushtet kur pandemia pati ndikim në zhvillimin e turizmit, shteti duhet të hartojë urgjent plan masash për ringjalljen. Turizmi ka nevojë për trashëgiminë kulturore dhe e kundërta. Ne do të investojmë për trashëgiminë, duke forcuar rimëkëmbjen sociale në Berat. Do të rikthejmë vëmendjen e shtetit drejt investimeve. Ne do ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë”, u shpreh ai.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...