Rama dhe Veliaj punësuan 8 mijë vetë në administratë brenda 3 muajve të fundit të 2020

Premte, 19 Mars 2021 20:08

 

Administrata fryhet në prag te zgjedhjeve. Megjithëse pandemia shkurtoi shumë vende pune, të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, tregojne se Sektori i administratës shtetërore ka nisur të zgjerohet me ritme të larta që prej tremujorit të dytë të vitit 2018.

Në tremujorin e fundit 2020, janë punësuar mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019.
...

Sipas të dhënave nga burimet administrative mbi punësimin në tremujorin e fundit të vitit 2020 numri i të punësuarve në administratën shtetërore arriti në 182.5 mijë persona, duke u zgjeruar me rreth 10 mijë persona, në raport me tremujorin e mëparshëm (rritje 6%) dhe mbi 8 mijë persona më shumë në krahasim me fundin e 2019-s (+4.7%) . Kulmin e pati në tremujorin e fundit të vitit 2020, duke shënuar rekord që nga viti 2005.

 

Pas vitit 2008 për shkak të kushteve të reja që solli kriza ekonomike, me përgjysmimin e rritjes ekonomike dhe rënien e të ardhurave buxhetore, reformat mbi administratën publike me qëllim uljen shpenzimeve publike vijuan.

 

Qeveria Rama 2 synoi të çonte më tej këtë reformë, pasi numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë. Por teksa numri i ministrive dhe njësive administrative janë është ulur, shpenzimet publike dhe numri i të punësuarve në shtet janë rritur pikërisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ku PS kërkon mandatin e trete. Administrata publike është sektori i tretë më i madh, i cili përfshin 17 % të aktivitetit ekonomik.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...