Humbi betejën me Covid-19, Meta mesazh ngushëllimi për gjeneralin Ndriçim Sallaku: Dëshmoi vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira

Saturday, 20 Mars 2021 11:21

 

Përmes një postimi në facebook, Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gjeneralit Ndriçim Sallaku, i cili u nda sot nga jeta si pasojë e Covid19.

“Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.” shkruan Meta ndërsa shton se Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.

 

Postimi i plotë:
Shumë dhembje e trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku, profesionistit të përkushtuar të Forcave tona të Armatosura, i cili humbi betejën me COVID-19.

Për mbi tre dekada angazhim për modernizimin e ushtrisë shqiptare, ai shërbeu si rrallëkush nën uniformë duke spikatur për aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse, ku dëshmoi gjithashtu vlera të larta humanizmi në përballimin e situatave të vështira të përmbytjeve, në ndihmë të qytetarëve në nevojë.

 

Duke shprehur ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe, jam pranë familjarëve, miqve dhe kolegëve të Tij në këto momente tepër të rënda për ta.
Në memorien e Forcave tona të Armatosura, vepra e Gjeneral Brigade, Ndriçim Sallaku do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...