Kryemadhi në Patos: Shumë bashki të pasura nga ana natyrore i kemi varfëruar nga kapacitetet njerëzore!

Saturday, 20 Mars 2021 19:24

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një vizite që pati në Patos ka prezantuar 3 kandidatët e LSI për qarkun e Fierit. Sipas saj duhet ndalur largimi i të rinjve dhe gjetja e vendeve të punës ku ata mund ushtrojnë profesionin e tyre.

“Ne përfaqësohemi në listën e qarkut të Fierit me 3 djem të mrekullueshëm të cilët janë pjesë e strukturave tona dhe janë profesionistë për të cilët kemi nevojë. Unë në fakt do të isha e privilegjuar por dhe krenare sepse një nga pikat kryesore që ka nevojë sot i gjithë qarku i Fierit por aq më shumë Bashkia e Patosit, një rikthim të dimensionit politik dhe të angazhimit të brezit të ri. Qoftë Besi që është shumë i vjetër, qoftë Juardi që e njohim që në vitet e para që ka qenë student në Tiranë dhe ka qenë pjesë e LRI. Mariglenin që e kemi për shkenca politike.

 

Ajo që kemi diskutuar dhe që është një nga pikat tona kryesore është përfshirja e të rinjve dhe rikthimi i jetës profesionale të të rinjve dhe të rejave në qytetin e Patosit. Por edhe rikthimi i vëmendjes në ekonomi. Një nga problemet kryesore që ndjejmë sot kudo është largimi i të rinjve dhe të rejave dhe mungesa e hapësirave për punësim. Unë mendoj që përfshirja e të rinjve në listat e LSI është një mundësi dhe një angazhim komplet më ndryshe se çfarë kemi pasur më përpara. Mendoj që ne kemi nevojë për të sjellë një dimension tjetër të jetës dhe të politikës.

Në fakt ne asnjëherë nuk e kemi vlerësuar pushtetin vendor dhe pushtetin vendor e kemi fokusuar si një mekanizëm që e lëviz Tirana. Dhe një nga problemet kryesore që ne kemi është që Bashki shumë të pasura nga ana natyrore por dhe nga ana e pozicioneve gjeografike, ne i kemi lënë jo vetëm si jetime por dhe i kemi detyruar të varfërohen nga ana e kapaciteteve njerëzore. Nafta, arkitektura, por ndërkohë menaxhimi politik i të gjitha aspekteve të tjera lidhet me krijimin e mundësive për ti dhënë shanset jo vetëm bujqësisë, jo vetëm naftës nga ana tjetër se nafta rrit kapacitetet e infrastrukturës por ndërkohë bujqësia e krijon një hapësirë tjetër që fillon te agropërpunimi, te vaji i ullirit, te turizmi apo dhe aq më shumë te mundësitë e turizmit historik dhe religjioz të cilat janë të jashtëzakonshme për të krijuar hapësira të lëvizjes së turistëve të tuaj por jo vetëm të huaj edhe të shumë të rinjve të cilët kanë nevojë të njohin historinë e vendit të tyre. Problemi është që dhe të gjithë inxhinierët e naftës nuk janë nga Patosi, nuk janë nga Fieri, nuk janë nga Roskoveci, janë njerëz që nuk kanë asnjë lloj lidhje, marrin paranë dhe ikin në vendet e tyre’, tha Kryemadhi

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...