Kryemadhi me naftëtarët në Fier: Nuk ka asnjë strategji për prodhimin e naftës në Shqipëri. Naftëtari: Rafinerinë e Ballshit e ka në dorë mafia

Diel, 21 Mars 2021 12:17

 

Naftëtari: Puna është që ky pus duhet abandonuar sipas një procedure të caktuar. Një pus është në tokë në një kolonë. Kjo kolona nga 1500 metra, ujëra naftë, pisllëqe, gazra ti sjell lart ku është sipërfaqja e ujit të pijshëm dhe mos mbyllja e këtij pusi sipas procedurës jo vetëm që të prish pusin dhe të prish punën por të prish dhe komplet ujin.  Ky problem është madhor. Sepse i gjithë baseni i lumit Seman ndodhet  në kolonat... askush nuk merret me këtë gjë. Janë lënë ashtu në të gjithë territorin e Shqipërisë. Dhe kompanitë e tjera që kanë marrë përsipër për ti zhvilluar këto punime, puset e abandonuara i kanë lënë ashtu. Këto puse duhen bllokuar dhe duhen sistemuar sipas procedurave teknike.  Kjo është një trashëgimi mjedisore pjesë e të kaluarës dhe unë mendoj që nëse ju vini në pushtet këtë duhet ta merrni me seriozitet. Ne duhet të përdorimin fondet që marrim nga nafta , nga Bankersi dhe të shikojmë sesi mund të bëjmë rehabilitimin mjedisor.

Kryemadhi: Pra bëhet fjalë për rehabilitimin mjedisor, po për prodhimin dhe përpunimin e saj nuk ka asnjë lloj strategjie në fakt. Këtu merret i gjithë prodhimi i naftës dhe eksportohet.

Naftëtari : Nuk ka strategji sepse nuk ka naftë, aktualisht Shqipëria, nuk e rafinon dot naftën dhe po të dojë. Sepse nuk ka rafineri dhe rafineria e Ballshit është shumë e vjetër. Është në pozicion të keq. Rama thoshte se rafinerinë e Ballshit do ta kthejmë në punë sepse e ka në dorë mafia. Nëse rafineria e Ballsjit nuk vihet në punë edhe me pushtet mbrapa edhe duke vjedhur atëherë kjo tregon që rafineria e Ballshit ka vdekur

Kryemadhi: Ajo çfarë ka ndodhur me rafinerinë e Ballshit është abuzimi që ka ndodhur me punëtorët atje. Sepse ne flasim edhe për pusët edhe për prodhimin. Dhe në aspektin menaxherial, unë nuk mund të bëhem dot eksperte sepse ju jeni tamam ekspert në këtë punë dhe jeni marrë por përpunimi dhe prodhimi janë dy gjëra të cilat dihet të shkojnë bashkarisht. Janë mijëra punëtorë që kanë punuar me vite të tëra dhe janë specializuar dhe ashtu sikurse vjen dhe rasti i puseve të naftës që ka inxhinierë nafte që punojnë në puset e naftës, në shpimin e tyre, nxjerrjen e naftës dhe ka me qindra inxhinierë nafte që punojnë në Arabinë Saudite apo vende të tjera dhe janë teknik ku mund të punojnë inxhinierë këtu dhe ne importojmë inxhinierë nga vende të tjera që i paguajmë me paga stratosferike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...