Basha: Rrezik më i madh se Covid është vetë Rama

Diel, 21 Mars 2021 15:29

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se do të merren masa për grumbullimet që PD bën gjatë vizitës nëpër qytete të vendit.

Në një intervistë për News 24, Basha ka thënë se rreziku më i madh nuk janë grumbullimet, por vetë Edi Rama. Sipas tij, Rama e ka keqmenaxhuar pandeminë duke i lënë pa asnjë lloj ndihme bizneset dhe familjet që kanë humbur vendin e punës për shkak të koronavirusit.

 

Deklarata e plotë e Bashës:

Rreziku mё i madh pёr jetën nё këto 8 vite ka qenë vet Edi Rama. Ky rrezik ёshtё shumëfishuar nё mënyrën se si ai e keqmenaxhoi pandeminë. Mos harroni se qytetarët e Beratit na kujtuan sot, tё Gjirokastrës dje, nuk kanё dhёnё as ndihmën mё minimale pёr bizneset shumica prej tё cilëve janë shtyrë drejt falimentit apo kanё pezulluar aktivitetin.

Nuk kanё dhёnё ndihmën minimale pёr familjet qё kanё humbur vendin e për shkak të pandemisë. Ndërkohë që flasim, ka mijëra familje shqiptare që dergjen me të sëmurë me COVID, të cilëve pas insistimit tonë të fuqishëm, ju premtua rimbursim, por nuk u jepet rimbursimi dhe harxhojnë kursimet apo të ardhurat e një viti për një pacient, por kur kanё 2, kur kanë 3 pacientë.

Këto janë problemet e vërteta të shqiptarëve sot dhe përgjegjësi i vetëm për këtë situatë është Edi Rama, me politikën e tij të babëzisë, të gënjeshtrës, të hipokrizisë dhe të premtimeve boshe dhe është fare e qartë që është i trembur nga kjo që po vjen, sepse është me të vërtetë bashkimi më i madh i shqiptarëve, madje do të thoja përtej ndasive politike për të vendosur edhe njëherë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e përparimit dhe në rrugën e integrimit europian, që do të pamundësojë që Shqipëria të bjerë përsëri në një batak si ky i 8 viteve, ku fatet e çdo qytetari dhe familjeve mbetën në dorën e një njeriu dhe e pamë se çfarë bëri, ja dorëzoi Shqipërinë, ja dorëzoi Beratin një grupi oligarkësh, pasuroj një grusht njerëzish dhe varfërojë një popull të tërë duke çuar Beratin, Gjirokastrën, Shkodrën gjithë Shqipërinë drejt zbrazjes, drejt emigracionit.

Me 25 prill kjo do të ndryshojë, sepse me 25 prill do ta kenë shqiptarët në dorë dhe me votën e tyre masive do të vendosin për të ardhmen e tyre. Ne kemi për detyrë t’ju japim planet, zgjidhjet për të cilat ata do të votojnë. Detyra ime, detyra e ekipit tonë është t’ju tregojmë se si këto potenciale të jashtëzakonshme të popullit tonë dhe të vendit tonë do ta bëjnë të mundur daljen nga kriza. Ndërsa detyra e çdo qytetari që e do familjen e vet, fëmijët e vet, prindërit e vet është të dalë më 25 prill dhe ti japi zë, ti japi forcë dëshirës për ndryshim me votë, me votën e tij, me votën e familjarëve të tij me 25 prill

Modifikuar më Diel, 21 Mars 2021 15:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...