Basha thirrje kontribuesve të vjetër të PD: Përvoja juaj është e nevojshme për të rinjtë. Ta kthejmë 25 prillin në ditën e ardhjes së demokracisë së vërtetë në Shqipëri!

Hënë, 22 Mars 2021 12:24

 

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një aktivitet përkujtimor të datës 22 mars, që simbolizon dhe ardhjen për herë të parë të PD në pushtet, pas rrëzimit të diktaturës, ka përshëndetur të gjithë misionarët që kontribuan në arritjen e kësaj dite.

 

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati theksoi se këshilla e më të vjetërve të partisë, eksperienca e tyre do i shërbej shumë të rinjve.

 

Ndër të tjera ai tha se ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe përfaqësuesve të saj, për ta parë PD si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, do të fillojë sipas tij të konkretizohet.

“Ju falënderoj nga zemra! Dua në emër të të gjithë kandidatëve tanë për deputet, por edhe drejtuesve tanë të strukturave, të falënderoj të gjithë ata ish-drejtues, ish-deputet, përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike ndër vite, aksionerët e fitores së 22 Marsit për punën e jashtëzakonshme dhe mbështetjes që i jepni çdo ditë fushatës tonë. Vitet kanë kaluar por përvoja juaj e çmuar është sot më e nevojshme e kurrë. Ditë për ditë marrë informacion nga njerëzit tanë në terren, nga drejtuesit tanë me përvojë dhe nga të rinjtë e Partisë Demokratike, që gjendeni pranë tyre, me këshillat tuaja, me informacionet tuaja të vyera, me angazhimin tuaj, me energjinë tuaj duke i drejtuar ata derë më derë në çdo qytet, në çdo lagje, në pallate dhe në banesa, nëpër fshatra dhe nëpër biznese. Dua t’ju them se 22 Marsi i ‘92-shit ishte dhe mbetet dita e një bashkimi të jashtëzakonshëm të shqiptarëve, ndërsa me ndihmën tuaj, me kontributin tuaj dhe me punën e gjithsecilit prej nesh, le ta kthejmë 25 Prillin në këtë 29 vjetor të ardhjes të demokracisë së vërtetë në Shqipëri në një ditë ku ëndrra juaj, ëndrra e themeluesve, ëndrra e fitimtarëve të parë të Partisë Demokratike dhe të përfaqësuesve të parë të Partisë Demokratike si forcë qeverisëse në parlamentin shqiptar për Shqipërinë si gjithë Europa, të fillojë të konkretizohet. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për kohën që ndatë sot teksa të gjithë së bashku nuk kursyem asnjë minutë, asnjë orë, asnjë ditë nga data e madhe që na ndan dhe që do ta ndajë Shqipërinë njëherë dhe përgjithmonë nga e keqja, nga orientalja, nga sundimtarizimi dhe mbi të gjitha nga mungesa e lirive themelore dhe respektin minimal për të drejtat e njeriut që përfaqësoi për 8 vite kjo qeveri e korruptuar. Kjo është një betejë të dashur miq dhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj! Vitet kanë kaluar dhe ato kanë bërë të vetën, por ju mbeteni në zemrat tona dhe në sytë e opinionit publik mbartësit më të denjë të ëndrrës me të cilën e nisi rrugëtimin kjo forcë politike për Shqipërinë si gjithë Europa. Ndaj, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe ju kërkoj të vazhdoni të na mbështesni kudo në terren me mirënjohjen më të thellë në emër të Partisë Demokratike, në emër të përfaqësuesve tanë, të kandidatëve tanë dhe strukturave tona. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe fitore të thellë më 25 Prill! Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen në këtë takim!”, u shpreh kryedemokrati

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...