Majko ripohon dështimin e PS në zgjedhjet e 25 prillit

Hënë, 22 Mars 2021 19:04

 

Njihen raste që politikanë të caktuar për hir të një karrike pranojnë të tallen apo edhe të dhunohen. Një prej tyre është Pandeli Majko. Dikur, kur kishte PS, lideri i kohës Fatos Nano sa herë haste vështirësi në menaxhimin e krizave në parti kishte një zgjidhje para gotës me xhin:

Të vendosim atë…!

 

Dhe palët kundërshtare e linin në karrikën e kryeministrit, Majkon, dhe më pas e zbonin.

-Ik!- i thonin.

Sapo grupet ndiznin zjarret, prapë thërrisnin Pandin.

-Hyp aty në karrike!- i bërtisnin.

Të gjithë e dinin sa kapacitet kishte Pandi. Bile një karikaturë e 22 shtatorit 1999, botuar në gazetën KOHA JONE, nga mjeshtri i madh Bujar Kapexhiu, e portretizonte kaq bukur (shiko karikaturën të cilën po e ribotojmë).

 

Gjykojeni vetë pasi keni parë karikaturën e Kapexhiut të para 21 viteve!

Ky është Pandeli Majko!

Ndërkohë që Fatos Nano e tallte, me ardhjen e Edi Ramës në krye të PS-së, doli edhe një karakteristikë, e ish-kryeministrit; kishte qejf dhunimin!

Dhe Edi Rama, ndonëse e shajmë shumë për njëmijë e një arësye, prapë se prapë kur vinte puna për këtë soji politikani, ua gjente stilin; dhunim. Përveç talljes, “kamxhiku” ed-ramë-surrelas duhej për Pandin e shokët e tij, të cilët edhe pasi i ka vënë në “listën e zhdukjes” si politikanë, prapë krenohen si budallenjë se “na vuri për të marrë vota për PS-në!”.

Gazeta “KOHA JONE”, duke e cituar fjalë për fjalë se ç’kishte thënë ditën e shtunë, ministri Majko në një media televizive për kandidimin në numrin 19-të në listën e PS për qarkun Tiranë, ku ka 36 deputetë gjithsejt. Gazeta duke mos fyer ish-kryeministrin, kritikonte Edi Ramën se përse Majkon dhe disa figura historike të PS-së janë vendosur nga fundi i listës. Nga renditja e Majkos dhe disa emrave VIP nuk ka asnjë shans të fitojnë mandate deputeti, me 25 prill. Përveç Fatmir Xhafës që, pavarësisht listës, ka një integritet nga ku edhe mund të marrë vota me shumë se Elisa Spiropali e Ervi Bushati që janë nga fillimi i listës. Por burime të sigurta, jo për shantazh apo diversion, tregojnë nga selia e Rilindjes se janë porositur strukturat e PS-së në qarqe për ata që janë në “vijën e zjarrit”, pra asnjë të mos votohet. Kjo e ka një arësye shqiptare, sepse Edi Rama, duke llogaritur dhe duke marrë sondazhet reale (jo ato të paguara në media) se humbja po vjen dhunshëm, që të mos ketë nëpër këmbë deputetë që do ti kërkojnë dorëheqjen nga kryetar i PS-së, ka ndërtuar strategjinë e dreqit, ku i lë jashtë parlamentit. Dhe natyrisht as në PS.

Këtë shqetsim ngrinte sot KOHA JONE dhe nuk e bënte vetëm për Majkon, por edhe për Fatmir Xhafën, për Mimi Kodhelin, Blendi Klosin, Ditmir Bushatin (të cilin e flaku), për Niko Peleshin, për Gramoz Ruçin etj.

Që të gjithë socialist 24 karatsh dhe me shpirt socialist e jo si rilindasit që kanë pushtuar PS-në.

Pra “KOHA JONE” këtë shqetsim ngriti dhe e publikoi. Mundet të ishte më e kursyer gazeta, edhe mundet, porse parimisht ishte shqetsim i drejtë, pasi flitet për një parti politike që ka bërë histori në Shqipëri; herë komuniste, herë gjysëm pluraliste e demokrate, e tani si sekt.

Ndërkohë ministri Pandeli Majko nuk priti ta përtypte shkrimin dhe ta kuptonte se ishte në favor të tij dhe krejt socialistëve të vertetë, por siç e karakterizonte Bujar Kapexhiu para 21 viteve, kur kalonte “doganën”, foli dhe ia futi me keq vetvetes.

Tregoi se i pëlqen dhunimi! Dhe nuk po i shtojmë një “për” para kësaj fjale në sensin politik!

(redaksia e Koha Jone)

Postimi i plotë i Pandeli Majkos në Facebook:

“Sot gazeta “Koha Jonë”, 10 ditë para datës 1 prill, ka “zbuluar” se Pandeli Majko ka paralajmëruar humbjen e pushtetit nga Partia Socialiste!

Në shkrim “shkëlqen” konkluzioni: “…Pas kësaj interviste dhe më 26 prill kur del rezultati, Pandeli Majko do marrë dy diplomat e tij për gjetur punë në qeverinë e re PD-LSI.”

Për ata që bëjnë sikur nuk e kuptojnë, vendosja e emrit tim në “vijën e zjarrit” në renditjen e listës së kandidatëve për deputetë ka vetëm një qëllim. Ky qëllim është i njëjtë në çdo qark të Shqipërisë me shokët e mijë të vendosur në këtë pozicion. Ai ka të bëjë me synimin për të fituar zgjedhjet nga Partia Socialiste dhe jo e kundërta.

Për hir të së kaluarës së vet, gazeta ”Koha Jonë” nuk duhet t’ja lejojë vetes të kthehet në një “varrezë ambiciesh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...