Censusi/ Grubi takim me Kryemadhin: Qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe veprojnë në diasporë duhet të shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi

Hënë, 22 Mars 2021 20:46

 


Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi është takuar sot në Tiranë edhe me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë si dhe Regjistrimi i popullsisë në RMV, si një nga proceset më të rëndësishme në vend ishte temë e bisedës mes Grubit dhe Kryemadhit.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi me këtë rast ka kërkuar nga Kryemadhi që përmes strukturave të partisë që ajo udhëheq t’i bëj ftesë diasporës së Republikës së Maqedonisë së Veriut që jeton në mërgim që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit.

Ndërkohë, znj. Kryemadhi i ka thënë Grubit se qytetarët e Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe veprojnë në diasporë duhet të shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi pasi nga ky proces varen shumë gjëra në të gjitha fushat e veprimit në RMV.

Të dy bashkëbiseduesit, Grubi dhe Kryemadhi janë dakorduar se tash është momenti që e gjithë diaspora e Maqedonisë së Veriut të kryej detyrën dhe obligimin e vet dhe me dinjitet të kontribuojë për të mirë e të gjithë qytetarëve, jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por dhe në rajon

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...