Qeveria e re, Basha mesazh urimi Kurtit: Si gjithnjë, unë dhe PD do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës

Hënë, 22 Mars 2021 22:42

 

TIRANË
Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar një mesazh urimi kryeministrit të sapozgjedhur të Kosovës Albin Kurti pas zgjedhjes së qeverisë së re. Basha shprehet në mesazhin e tij se suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen.

Lideri demokrat thekson se si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, ai dhe Partia Demokratike do të qëndrojnë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj.

“Urimet më të mira kryeministrit të ri të Kosovës z. Albin Kurti dhe qeverisë së drejtuar prej tij në përmbushjen me sukses të përgjegjësive dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballet Kosova. Suksesi i Kosovës është suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve kudo që ndodhen.
Urimet më të mira shkojnë sot dhe për deputetët e kuvendit të ri të Kosovës. Jam i bindur se forcat politike në Kosovë do të mund të gjejnë gjuhën e përbashkët për tejkalimin e pengesave, duke vënë mbi gjithçka interesin më të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Si gjithnjë në të kaluarën, të sotmen dhe në të ardhmen, unë dhe Partia Demokratike do të qëndrojmë fuqimisht në mbështetje të Kosovës dhe të qeverisë së saj me besimin e plotë se pas 25 prillit, do të bashkëpunojmë edhe më ngushtësisht për të përballuar së bashku çdo sfidë”, shkruan Basha

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...