Tritan Shehu:Rama duhet ndaluar sa me shpejt, perndryshe....

Tuesday, 23 Mars 2021 09:03

Rama duhet ndaluar sa me shpejt, perndryshe....
Shqiperia nuk ka as ligje, as Komitet Teknik, as protokoll epidemiologjik, as Agjensi Kombetare Barnash, asgje!
Ka vetem Ramen qe per te fshehur te verteten epidemiologjike jo vetem ul testimet e mbyll spitalet, por me aventurizmin propagandistik te tij shkaterron dhe “Sigurine medikamentoze” per vaksinat Covid!
Ai mbasi u betua dhe perbetua se bashku me Komitetin e tij, se ne Shqiperi do hyjne vetem vaksina te aprovuara nga Agjensia Europiane, sot importon vaksinat ruse duke shkelur krejtesisht sigurine medikamentoze, pra pyes:
1- Mbi bazen e cilit certifikim nderkombetar, ne rastin konkret te EMA, FDA ose dhe te Agjensise Britanike merr nje vendim te tille?
2- Kush do te pergjigjet ne kete rast per komplikacionet e mundeshme te ketyre vaksinave akoma te pa certifikuara nderkombetarisht?
3-Shqiperia nuk disponon asnje institucion teknik, perfshi dhe te ashtuquajturen Agjensi Kombetare (qe ne fakt edhe kjo nuk eshte shprehur), te afte per te garantuar sigurine e ketyre vaksinave. Vende te tjera me institucione shume te specializuara nuk po ndermarin hapa te tilla e jane ne pritje te atij certifikimi.
4-Ne rastin konkret jemi perpara edhe te nje akti kontrabande (si me ato 970 dozat), sepse importi i tyre nuk behet as direkt nga prodhuesi, por nga Emiratet e Bashkuara, gje qe na fut ne spiralet e “importeve paralele” te rrezikeshme ne shume aspekte, te denuara nga ligjet tona e ato nderkombetare, duke perjashtuar keshtu cdo mundesi te “farmako-vigjilences” e ndjekjes se barit, pra dhe te sigurive e pergjegjesive.
Ky Kryeminister e Qeveri ne ikje nga vota e 25 Prillit, qe e kane katandisur vendin tone ne nivelet e fundit boterore si per numrin e testimeve ashtu edhe per vaksinimin e popullesise, tregojne dhe me kete akt se nuk hezitojne perpara asnje lloj aventure, qe mendojne se mund ta perdorin per propagande elektorale!
Rama sot ngjan me te mbyturin qe kerkon shpetim te floket e tij duke rrezikuar te demtoje edhe ne ditet e fundit ne “karrike” nje popull te tere!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...