E paprecedentë/ Rama sulmon hapur BE: Komisioni Europian po fut hundët në fushatë

Tuesday, 23 Mars 2021 14:33

 

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur futje hundësh në fushatë, bisedën e komisioneres së BE, Mariya Gabriel me kreun e PD Lulzim Basha.

“Dikush në Bruksel duhet t’u thotë komisionerëve që harxhojnë kohën e punës së paguar nga taksat e popujve të Europës, për të bërë videomuhabete elektorale me Lulëzim Bashën, se kjo quhet ndërhyrje në fushatën e brendshme elektorale të një vendi kandidat për në BE!
Në dijeninë time Komisioni Europian nuk e ka zakon të fusë hundët në fushatat elektorale dhe unë pres ta mësoj zyrtarisht e publikisht nga Brukseli, nëse e kam unë gabim e ndoshta komisionerët kanë vërtet të drejtë të bëhen palë kur popujt e Europës zgjedhin qeveritë e tyre!”,– deklaroi Edi Rama në një postim në Twitter.

Deklarata e kreut të qeverisë mund të cilësohet si një përplasje diplomatike mes qeverisë “Rama” dhe Brukselit. Një reagim i tillë kundër BE-së nga një qeveri që thotë se ka si busull integrimin në BE është jo vetëm joetik, por dhe dëshmi të një kursi anti-BE që ka ndërmarrë qeveria “Rama”.

Kryeministri Edi Rama ka përdorur këto ditë disa marrëveshje me vende të huaja për të zhvilluar takime me përfaqësues të këtyre shteteve dhe duke marrë mbështetje elektorale. Edhe pse kjo është një shkelje e Kodit Zgjedhor dhe dukshëm një fushatë e Edi Ramës duke shfrytëzuar institucionet, askush nga opozita nuk u ka thënë këtyre vendeve që po fusin hundët në fushatë.

Ndërkohë sot Edi Rama ka sulmuar hapur Bashkimin Europian dhe një komisioner të rëndësishëm të saj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...