200-vjetori i pavarësisë së Greqisë/ Meta letër homologes greke: Të forcohet raporti mes dy vendeve

Tuesday, 23 Mars 2021 19:22

 

Me rastin e 200 vjetorit të pavarësisë së Greqisë, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, i ka dërguar një telegram urimi homologes greke, ku teska i shpreh urimet më të përzemërta e miqësore për popullin mik e fqinj grek, bën apelin që raporti mes dy vendeve të forcohet më tej.

”Shpreh besimin se partneriteti strategjik mes dy vendeve tona mbetet një platformë e sigurt për forcimin dhe zgjerimin në të ardhmen, të marrëdhënieve dypalëshe, e njëkohësisht, si dy vende anëtare të NATO-s, ai është një forcë e shtuar në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë, në Mesdhe dhe në botë. Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen, zonja Presidente, për mbështetjen që vendi juaj ka dhënë dhe vazhdon të japë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë e t’Ju siguroj se vendi dhe populli im mbetet i palëkundur në zgjedhjen dhe qëllimin e tij strategjik kombëtar: anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian”,-thuhet në letrën e kreut të shtetit.

 

Mesazhi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

E nderuar Zonja Presidente e Republikës Helenike, Shkëlqesia Juaj, Katerina Sakellaropoulou, Me rastin e kremtimit të dyqind vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Republikës Helenike, kam kënaqësinë të shpreh, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, urimet më të përzemërta e miqësore për popullin mik e fqinj grek dhe për Ju personalisht, si dhe më shumë begati e zhvillim për vendin Tuaj të bukur.

Jam shumë i lumtur që, dy vendet dhe dy popujt tanë, gjeografikisht pranë, ndajnë gjithnjë e më shumë vlera, por edhe sfida, histori por edhe vizion për të ardhmen, përpjekje të përbashkëta në forcimin edhe më tej të marrëdhënieve historikisht miqësore dhe vullnet për vendosjen e tyre në shtratin e shëndoshë të vlerave europiane dhe të sinergjive euroatlantike.

Shpreh besimin se partneriteti strategjik mes dy vendeve tona mbetet një platformë e sigurt për forcimin dhe zgjerimin në të ardhmen, të marrëdhënieve dypalëshe, e njëkohësisht, si dy vende anëtare të NATO-s, ai është një forcë e shtuar në dobi të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë, në Mesdhe dhe në botë. Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen, zonja Presidente, për mbështetjen që vendi juaj ka dhënë dhe vazhdon të japë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë e t’Ju siguroj se vendi dhe populli im mbetet i palëkundur në zgjedhjen dhe qëllimin e tij strategjik kombëtar: anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian.

Në këtë përvjetor të shënuar për popullin tuaj, dëshiroj të theksoj se, kontributi i vyer, si i minoritetit grek në Shqipëri ashtu edhe i komunitetit shqiptar në Greqi, pasurojnë, shëndoshin, zhvillojnë e forcojnë çdo ditë miqësinë tradicionale dhe bashkëpunimin afatgjatë mes popujve tanë. Jam i bindur se, edhe në këto ditë të vështira të pandemisë së Covid-it, jo vetëm për popujt dhe vendet tona, por për të gjithë njerëzimin, shqiptarët dhe grekët, do të tregojnë më shumë solidaritet e miqësi, më shumë dashuri, më shumë pozitivitet dhe bashkëpunim, në krah të njëri-tjetrit, si fqinjë të hershëm dhe të përhershëm të gadishullit të vjetër ballkanik.

Me sigurinë për vullnetin tim të palëkundur në forcimin e marrëdhënieve midis vendeve dhe popujve tanë dhe shtrirjen e tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, Ju lutem pranoni, e nderuara Zonja Presidente, shprehjen e konsideratës sime më të lartë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...