Nga Rinasi direkt te Rama/ Historia e deputetit të skandalit në Gjermani

Tuesday, 23 Mars 2021 20:08

-

Një tjetër ish-deputet gjerman, i përfshirë në skandalin e maskave në Gjermani, duket se ka lidhje të fshehta me pushtetin e Edi Ramës në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Mark Hauptmann, i cili ka dorëzuar mandatin e tij të deputetit pas shpërthimit të skandalit.

 

Politikani i CDU akuzohet se ka lobuar për qeveri të ndryshme, duke nisur që nga ajo shqiptare e deri te qeveria e Azerbajxhanit. Vetë Hauptmann i ka mohuar akuzat.

 

Gazeta Tageszeitung shkruan për udhëtimet e tij të dyshimta drejt Shqipërisë. Sipas gazetës, më 24 maj të vitit 2018, ai udhëtoi drejt Shqipërisë.

 

Nga aeroporti, ai shkoi direkt në një takim me kryeministrin Edi Rama. Ministria e Jashtme e kishte këshilluar që të merrte me vete ambasadorin gjerman në Tiranë, por ai refuzoi.

Hauptmann tha se nuk ishte një takim zyrtar. Prej asaj dite, vizitat e tij në Tiranë kanë qenë të shpeshta.

Në atë periudhë, Hauptmann deklaroi se Shqipërisë duhet t’i hapen negociatat. Madje publikoi edhe dy shkrime në median gjermane duke kërkuar nisjen e negociatave.

Më vonë, në prag të zgjedhjeve moniste të qershorit 2019, ai doli kundër kërkesës së demokristianëve gjermanë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Ndërsa në vitin 2020, kur Edi Rama po bëhej gati të votonte në mënyrë të njëanshme ndryshimet kushtetuese, ai u shfaq në Tiranë në krah të të zakonshmit, Dorian Duçkës. Ai u fotografua nga mediat teksa del nga kryeministria.

Hauptmann i ka larë duart me politikën gjermane pas skandalit të fundit atje, ndërsa prokuroria deklaroi për Spiegel se po bën verifikime për të nisur hetimet.

Kurse në Shqipëri nuk dihet nëse do nisin ndonjëherë hetime për këto skandale

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...