Bushati kundër Ramës: Biseda e Komisioneres me opozitën, të merret me më sportivitet

Tuesday, 23 Mars 2021 21:41

 

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV ka folur për përplasjen e sotme mes Bashës e Ramës.

Ky i fundit reagoi i nervozuar për pjesëmarrjen e Komisioneres Mariya Gabriel në një bashkëbisedim me kreun e PD-së Lulzim Basha, në lidhje me arsimin.


LEXO EDHE:
‘Çështja e detit?’/ Bushati: Ne jemi ende në luftë me Greqinë

Sipas Bushatit, kjo ngjarje nuk është e keqe dhe dhe duhet marrë me më shumë sportivitet nga Rama.

 

‘Kjo është një ngjarje, por në analizë të fundit mendoj se KE është partneri kryesor në politikat zhvillimore të Shqipërisë.

 

Në rrugën e modernizimit të vendit dhe në kuadër çdo këshillë që vjen, duhet të shihet si investim i taksapaguesve europianë për ne. Nëse Komisionerët do të përfshiheshin në fushatë për një person, apo ekip, atëherë duhet të shqetësohemi.

KE ka një pozicion më të rëndësishëm se europarlamentarët, sepse ka një politikë më të gjerë. Maria Gabriel për të cilën flasim është më e angazhuar dhe është marrë vetë me procesin e digjitalizimit dhe çdo ide që ajo mund të japë për një program politik, duhet ta marrim me më shumë sportivitet.

Për hirë të vërtetës unë nuk pashë ndonjë politizim’, tha Ditmir Bushati në SYRI TV.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...