Banda e inceneratoreve vendos kamera ne zyrat e LSI' Watergate i Shqiperise'

E mërkurë, 24 Mars 2021 21:15

 

Vendosja e kamerave dhe pajisjeve të përgjimit është një skandal i paprecedentë në procesin e fushatës zgjedhore në Shqipëri në 30 vite. Një shkelje penale dhe një akt i shëmtuar i kryer nga matrapazët e inceratorëve.

Harxhojnë milionat e vjedhura nga inceneratorët për kamera dhe mjete përgjimi për të intimiduar e frikësuar njerëzit e LSI.

Banda inceneratorve shihet qartë që po tmerrohet nga LSI ne Durres, duke parë dhe ekipin e freskët me të rinj të cilët kanë treguar se dijnë të bëjnë fushatë dhe të marrin vota, duke parë dhe kandidatët të cilët shihen si shpresë në sytë e qytetarëve nuk ju ka mbetur zgjidhje tjetër përveçse te sulmojne me keto skema mafioze.

 

Elona Guri, kandidatja e LSI në qarkun e Durrësit ka folur në lidhje me atë që ka ndodhur pasditen e sotme. Ajo mohon të jetë përfshirë në konflikt, ndërsa shton se ka bërë denoncim në lidhje me një pajisje të vendosur në zyrat e LSI në Durrës, për të cilën pretendon se është pajisje përgjimi. Guri shprehet se i kanë kapur në flagrancë personat duke vendosur pajisjen në zyrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Për këtë bën me faj kundërshtarët politikë, ndërsa akuzon policinë se është bërë palë me rilindjen.

Drejtuesja e LSI në Durrës, Elona Guri ka publikuar në Facebook foto të pajisjeve të përgjimit që janë vendosur nga PS në zyrat e LSI në këtë qytet.

“Watergate rilindasish të dëshpëruar. Ja si e përgjon mafia e inceneratorëve LSI-në Durrës të panikosur nga humbja e thellë dhe kapitullimi më 25 prill. Asgjë nuk e ngushëllon dëshpërimin e tyre dhe asgjë nuk e ndal PRANVERËN SHQIPTARE”,- shkruan Elona Guri në një reagim në Facebook.

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...