Meta uron 75-vjetorin e shkrimtarit dhe mendimtarit Zija Çela: Model frymëzimi për brezat e krijuesve të rinj

E Enjte, 25 Mars 2021 11:32

 

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook” ka uruar 75-vjetorin e shkrimtarit dhe mendimtarit të njohur, Zija Çela.

Meta thekson se Çela mbetet një model frymëzimi për brezat dhe krijuesit e rinj.

 

foto galeri
Postimi i presidentit Ilir Meta:

Me dinjitetin dhe fisnikërinë e lartë të krijuesit, që kurrë nuk u përkul para çdo sistemi politik, me fuqinë e talentit të rrallë, me madhështinë magjepsëse të përdorimit të gjuhës shqipe, me urtësinë dhe thellësinë e tij të mendimit, Zija Çela është një personalitet i shkëlqyer i letërsisë shqiptare.

 

Një shkrimtar misionar, që ndërgjegjen e tij krijuese e mbajti gjithmonë të lidhur fort me ndërgjegjen qytetare dhe kombëtare, duke i qëndruar besnik normave të themelit të letërsisë, vlerave dhe moralit njerëzor, Zija Çela është një model frymëzimi për brezat e krijuesve të rinj dhe burim krenarie për shoqërinë tonë.

 

Sot, në 75-vjetorin e Tij, i shpreh shkrimtarit e mendimtarit tonë të madh Zija Çela, urimet më të përzemërta dhe falenderimet më mirënjohëse për veprat, që na ka lënë trashëgim.

Edhe 100 pranvera të tjera, shëndet, jetë të gjatë dhe suksese të reja në krijimtarinë e vyer! 💐📚

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...