Meta dekoron me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, ish-legjendën e Tiranës Lame Konomi: Falë përkushtimit të tij Tirona fitoi trofe të panumërta!

E Enjte, 25 Mars 2021 17:51

 

Presidenti Ilir Meta, me rastin e 95-vjetorit të lindjes së ish-futbollistit të Tiranës, Lame Konomi, e ka nderuar këtë të fundit me titullin e lartë “mjeshtër i Madh”.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta thotë se Konimi ishte një figurë shumë e dashur dhe e respektuar nga sportistë, trajnerë e mësues të edukimit fizik e sportiv.

 

Postimi i plotë i Ilir Metës:

“Me rastin e 95-vjetorit të lindjes së tij, në vlerësim të kontributit të madh dhe punës së shkëlqyer për arritjen e rezultateve të larta të klubit sportiv ‘Tirana’ në të gjitha disiplinat, nderova sot me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, të paharruarin Lame Konomi.
Në vitet e lavdishme të Tironës së madhe, ‘60-’70, falë përkushtimit të tij të palodhur, klubi bardhë e blu fitoi trofe të panumërta jo vetëm në futboll, por edhe në basketboll për femra e meshkuj, në qitje, atletikë, gjimnastikë, mundje dhe pingpong, arritje që e shndërruan Lame Konomin në një figurë shumë të dashur e të respektuar nga sportistë, trajnerë e mësues të edukimit fizik e sportiv.
Për të gjitha këto rezultate të shkëlqyera, ai me të drejtë u cilësua edhe “babai” i Klubit “Tirana”, pikërisht për kujdesin dhe vëmendjen “atërore”, që i dedikoi fanelës bardhë e blu, për t’i dhënë peshën, forcën, suksesin, krenarinë dhe vendin e nderit, që me meritë e ka fituar

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...